Princ Leka dhe Blerta Celibashi takime të shumta në New York
Mbramë kishim nderin dhe kënaqësinë të kishim mes nesh në Nju Jork, Naltësinë e tij Princin Leka II dhe zonjushen Blerta Celibashi në vazhdim të vizitës së tyre këtu me ftesë së Organizatës Panshqiptare Vatra në festimet e diasporës shqiptare të ditës së flamurit .
Darka dhe biseda zu vend në një dhomë private në ambjentet e Restaurant Via Garibaldi, pronë e dy shqiptarëve zogistë e atdhetarë të devotshëm, zz. Ahmet Hoti dhe Hakik Mena. Dashamirësia e Princit tonë Leka II dhe mirësia e zonjallëku i zonjushes së tij Blerta Celibashi banë që darka të zgjaste disa orë. Folëm për kujtimet që secili kishim me Mbretin Leka I, për çështje shqetësuese të atdheut e kombit tonë por edhe qeshëm dhe gëzuam me dy të dashtunit tonë Leka II dhe zonjushen Blerta, e cila sajdisi me bisedë e mirësi me të cilën e ka pajisë Zoti të gjithë të pranishmit që në respekt të saj kishin ardhur me zonjat e tyre. Ishte një darkë zogistësh, i një rrethi të ngushtë, që do të mbesë gjatë në kujtesën tonë. Secili nesh i uroi çiftit të familjes mbretnore shqiptare fejesën dhe jetë të lumtun bashkëshortore.
Kryetari jonë i Partisë Zogiste të Legalitetit zotni Hakik Mena e hapi mbramjen me një bisedë të shkurtër duke i shprehur Naltësisë së tij Princ Leka II dashtuninë e besnikërinë tonë ndaj Tij e Familjes Mbretnore Shqiptare. Nënkryetari jonë i partisë zotni Ahmet Hoti duke i rrëshqitur lot, ftoi të gjithë për një minutë heshtje në respekt për kujtimin e ndarjes nga kjo jetë e të dashtunit tonë Leka I Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka II në fjalën e tij shprehu mirënjohjen e thellë për besnikërinë tonë në breza ndaj Familjes Mbretnore. Mbramjen e përshëndeti nga atdheu jonë kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit zotni Shpetim Axhami.
Xhabir Tabaku- Sekretar i mardhënieve me publikun
PLL dega Amerikë
