Princ Leka: Faleminderit, Korçë!
Një rikthim tek rrënjët, plot reflektim dhe mirënjohje.

Korça mbetet një qytet me peshë të veçantë në historinë e Monarkisë Shqiptare, një vend që ka ruajtur dinjitetin, kulturën dhe kujtesën e tij ndër breza, dhe që i ka dhënë Mbretërisë figura të shquara shtetërore.

Takimet me familjet e vjetra të rajonit, nga Korça, Pogradeci dhe Devolli, ishin momente që ngrohin zemrën dhe të kujtojnë se tradita jonë vazhdon të jetojë.

Faleminderit Korçës për mikpritjen e ngrohtë dhe respektin e sinqertë.
— Leka II, Princ i Shqiptarëve
