AKTUALITETPOLITIKË

Princ Leka i ftuar në Londër nga gazetari Colin Cameron

Princ Leka: Sot në Londër pata nderin të isha i ftuar nga gazetari Colin Cameron dhe të merrja pjesë si I Ftuari i Nderit në një takim të veçantë kushtuar marrëdhënieve historike mes Familjes Mbretërore Shqiptare dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pas një mëngjesi të këndshëm në Cambridge and Oxford Club, zhvilluam një drekë të mrekullueshme në Royal Automobile Club, që ishte edhe momenti kryesor i ditës. Pata kënaqësinë të takoja shumë të ftuar të nderuar, mes tyre edhe George Herbert, Konti i 8-të i Carnarvon, stërnipi i të ndjerit Hon. Aubrey Herbert, mik i madh i Shqipërisë dhe i Mbretit Zog.

Në këtë 130-vjetor të lindjes së Mbretit Zog I, bisedat u fokusuan jo vetëm në respektin për historinë tonë, por edhe në interesin e madh për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Faleminderit nga zemra të gjithë të pranishmëve për një ditë kaq domethënëse dhe frymëzuese.