Princ Leka: Mbi 110 nxënës nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në Konkursin e Vizatimit “Geraldinë 110”
Princ Leka: Mbi 110 nxënës nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në Konkursin e Vizatimit “Geraldinë 110”, duke sjellë me ngjyra e krijimtari kujtimin e Mbretëreshës Geraldinë. 


Ceremoninë e çmimeve dhe mini-ekspozitën e zhvilluam në Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, në bashkëpunim me Fondacionin Mbretëresha Geraldinë.

Falënderoj partnerët tanë ONE Albania dhe OTP Bank për mbështetjen dhe dhuratat për fëmijët, si dhe Shkëlqesinë e Saj, Ambasadoren Martina Kasnyik, për mikpritjen e ngrohtë.

Një festë e artit, rinisë dhe trashëgimisë.

