AKTUALITET

Princ Leka në “Ditën Botërore të Aftësisë së Veçantë”

Sot, më 3 Dhjetor, Ditën Botërore të Aftësisë së Veçantë, së bashku me Blertën morëm pjesë në një aktivitet të ngrohtë dhe përfshirës me fëmijët e Qendrës Komunitare PAK.

Me mbështetjen e Fondacionit Mbretëresha Geraldinë, kjo ditë u mbush me festë, buzëqeshje dhe momente që na kujtojnë rëndësinë e dashurisë dhe solidaritetit për çdo fëmijë.

Falenderime të përzemërta për të gjithë kontribuuesit që e bënë këtë ditë kaq të veçantë.