Princ LEKA në takimin me Mawlānā Shejh Mehmet ‘Adil Efendin: I kërkova që në lutjet e tij të kujtojë Kombin Shqiptar dhe Familjen Mbretërore.
Sot pata kënaqësinë të mirëpres Mawlānā Shejh Mehmet ‘Adil Efendin në Shqipëri, gjatë vizitës së tij rajonale ku po takohet me udhëheqës dhe përfaqësues të ndryshëm. I kërkova që në lutjet e tij të kujtojë Kombin Shqiptar dhe Familjen Mbretërore.
Shejh Mehmet ‘Adil është trashëgimtari shpirtëror i të ndjerit babait të tij, Sultanul Evliya Shejh Muhammed Nazim al-Haqqani, udhëheqës i shquar i Urdhrit Sufi Nakshibendi-Haqqani. Kjo traditë, me histori shekullore, ka pasur një rol të rëndësishëm në jetën shpirtërore të myslimanëve në mbarë botën, përfshirë edhe Ballkanin, ku urdhrat sufi kanë qenë prej kohësh pjesë e trashëgimisë sonë fetare dhe kulturore.



