Princ Leka: Takim me Sh.T.Z. Faisal bin Ghazi Ismail Hifzi
Princ Leka: Takim me Sh.T.Z. Faisal bin Ghazi Ismail Hifzi, Ambasadorin e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Shqipëri

Pata kënaqësinë të takoja Sh.T.Z. Faisal bin Ghazi Ismail Hifzi, Ambasadorin e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta në Shqipëri.
Biseda jonë u përqendrua mbi lidhjet historike midis dy familjeve tona mbretërore, që datojnë që nga koha e Mbretit Zog I dhe Mbretit Faisal.
Me këtë rast, pata nderin t’i dhuroja Ambasadorit një fotografi historike që paraqet takimin midis Mbretit Faisal dhe babait tim, Mbretit Leka I.
Diskutuam gjithashtu mbi përvojat e mia personale gjatë takimeve me të ndjerin Mbret Abdullah dhe anëtarë të tjerë të Familjes Mbretërore Saudite, si dhe mbi vizitën time të paharrueshme në Mekë dhe në Xhaminë e Shenjtë.
Biseda jonë riafirmoi respektin dhe miqësinë e thellë që bashkon dy vendet dhe familjet tona mbretërore.
