Princ Leka takohet me familje Zogiste në Amerikë
Në New York, Lartësia e Tij Princ Leka, së bashku me znj. Blerta Celibashi, u takua me familjet zogiste, Ahmet Hotti dhe Hakik Mena, Sokol Kupi, Tomorr Selmani, Isuf Kurti, Sami Mulosmani dhe A Ramadani…per të kujtuar Mbretin Leka I në përvjetorin e ndarjes së Tij nga jeta.

Takimi u zhvillua në nje atmosferë respekti dhe reflektimi mbi jeten e Mbretit Leka I, përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare dhe lidhjen e fortë me diasporën shqiptare.
Zyra e Princit shpreh mirenjohje për familjet pjesëmarrëse që vazhdojnë të ruajnë me devotshmëri traditën dhe trashëgiminë zogiste.
Lavdi kujtimit të Mbretit Leka I.
