ANALIZË

“Rëndësia e Dënimit të Krimeve të Komunizmit dhe Ruajtja e Kujtesës për Brezat e Rinj: Një Thirrje për Mbrojtjen e Lirisë”

Dënimi i krimeve të komunizmit dhe ruajtja e kujtesës së tyre për brezat e rinj janë tepër të rëndësishme, kjo për të parandaluar përsëritjen e diktaturave dhe për të mbrojtur vlerat e lirisë.

Një prej krimeve të regjimit komunist, i kryer për pushtet, duke shtypur mendimin pluralist opozitar, ishte ai i Tetorit të vitit 1947, ku u ekzekutuan 16 të pafajshëm, mes të cilëve 5 deputetë.

Opozita antikomuniste u shkatërrua përmes vrasjes, burgosjes dhe internimit, ndërsa komunizmi sllavo-rus mbolli vuajtje dhe diktaturë mbi gjakun e patriotëve e atdhetarëve nacionalistë.

Liria është vlera më e madhe që ekziston; për ta fituar dhe mbrojtur atë, kërkohet sakrificë në çdo moment, përndryshe, diktaturat mund të kthehen menjëherë pa u vënë re…

Lavdi dhe mirënjohje për të gjithë ata që, në emër të lirisë, nuk u dorëzuan përpara torturave, litareve apo plumbave të diktaturës komuniste.