AKTUALITET

“Rikthim i Krenarisë Kombëtare”, PLL prezanton programin me 5 pika për zgjedhjet parlamentare

Platforma Politike e PLL, mbajtur në Konventën Kombltare të saj nga Kryetari i Partisë z.Shpëtim AXHAMI.
Të dashur legalistë, miq të pranishëm, pjesëmarrës në këtë Konventë Kombëtare të Partisë Lëvizja e Legalitetit!
Të nderuar zonja dhe zotërinjë!
Të nderuarat deputete të Kuvendit të Shqipërisë
znj Dhurara Çupi, zonjusha Andia Ulliri dhe i nderuari deputet z.Petrit DODA
– Të nderuarit z.Sulejman Gjana ish kryetar i Pll, sot sekretar i marrdhënive me jashtë dhe kr i PLL dega Belgjikë,
z.Hakik Mena kryetar i PLL dega Amerikë.
z.Ahmet Hoti zv/ kryetar i PLL për degën Amerikë dhe ish-kryetar i kësaj dege.
z. Skënder Kuçi kryetar i degës PLL Greqi
z Sokol Borshi nga Italia
z.Zoti Besim Ndregjoni President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe Përndjekurve Politik në Shqipëri dhe miq dhe të ftuar të tjerë
Të gjithë ju ajka mbështetëse me çdo lloj sakrifice, hap pas hapi e brez pas brezi të filozofisë zogiste, JU PËRSHËNDES!
JU përshëndes dhe ndjej kënaqësi që jemi sot bashkë me ju e mes jush, në këtë takim të rëndësishëm për të gjithë ne e mbarë qytetarët shqiptar kudo ku sot ata janë.
Ne, si gjithmonë edhe sot ndihemi krenar për Partinë Lëvizja e Legalitetit sepse ajo është dhe mbetet një parti kombtariste patriotike konservatore e djathtë e cila mbi të gjitha vë çeshtjen Kombëtare dhe interesin qytetar, duke mbështetur fuqishëm e pamëdyshje bashkimin kombëtar dhe rikthimin e monarkisë në Shqipëri me Princin LEKA II ulur në Fronin Mbretëror si Mbret i Shqiptarëve.
Ne si Legaliste gjithashtu jemi krenar e të vendosur pro aleances me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse janë Shtetet e Bashkuara ata që kane grisur traktatin e Konferencës së Londres më 1913, kane shpallur Kosoven shtet, kanë ndihmuar per tu rritur si faktor shqiptarët e Maqedonise dhe të Malit te Zi.
Kjo eshte shume e rendesishme per ne, sepse ne qendrojme fort për unitetin e Kombit Shqiptar, ne qendrojme fort për patriotizmin paqesor, komunikues e dialogues me popujt e tjere.
Ne jemi pro rendit politik Perendimor në Ballkan, sepse është një rend i cili shmang luften, ofron projekt paqeje dhe jep mundësinë për zhvillim dhe perparim. Kjo është me interes për ne si shqiptar, por është me interes edhe për popujt e tjere për të mos i lënë ata pengje dhe viktima të shovenizmit të dhunshëm.
Miq të nderuar, ju të gjithë që po na ndiqni brenda dhe jashtë kësaj salle, sot, ne legalistët ndihemi më të vendosur se kurrë në rrugën tonë politike.
Kjo sepse ne besojmë në vlerat tona të sotme dhe ato të trashiguara dhe për më tepër besojmë në kauzën tonë të drejtë programore.
Ne besojmë në potencialet tona!
Partia Lëvizja e Legalitetit është e do mbetet e të gjithëve, brenda nesh ka vend për vlera e potenciale serioze kontribuese, ka vend për këdo dhe neve me patjetër kontributi i tyre na vlen.
Për ne legalistët kauza mbretërore dhe simbolet e saj mbeten e do të jenë të shenjta dhe kurrë nuk duhet e do të abuzojmë me to për interesa të ngushta tonat politike partiake.
Zonja dhe zotërinjë!
-Pas 34-vitesh pluralizëm, kasta politike deri më sot ka dështuar në misionin e saj.
Pas 34-vitesh standartet demokratike dhe ekonomike, rendi dhe qetësia, nivelet e sherbimit në arsim e shëndetësi, sistemi i drejtësisë dhe respektimi i të drejtave të Njeriut nuk janë ato që priteshin, ato që duheshin dhe ato që meritojnë shqiptarët.
-Krimet e komunizmit asnjëherë nuk u dënuan, dekomunistizimi ligjor i shoqërisë nuk u bë dhe si për “çudi” por kjo me qëllim, dosjet e ish-sigurimit të shtetit nuk u hapën, e për pasojë ndodhi që politika, parlamenti dhe çdo institucion të mbushet me punonjës të sigurimit dhe bashkëpuntorë të tyre.
Të drejtat morale dhe financiare të të përsekutuarve nuk u fituan asnjëherë si duhen, ata vazhduan dhe vazhdojnë të shihen akoma me syrin e njerkës sepse në këto 34-vjet pluralizëm pushtetin më së shumti vazhduan dhe vazhdojnë ta kenë dhe shfrytëzojnë në interes të tyre, byroistëve, trashigimtarët e tyre dhe çdo fije tjetër e lidhur me ta.
-Për 34-vite prona nuk iu kthye pronarit të vërtetë kjo kundrejt ligjit famkeq 7501, tokat, pasuria kombëtare e çdo burim tjerër natyror u tjetërsuan dhe u vodhën prej pushtetarëve zullumqarë e atyre të ashtëquajtur të fortë.
Janë këto disa arsyje që sot Shqipëria fatkeqësisht e sheh veten në një tranzicion të stërgjatur, larg integrimit në BE, me një nivel të ulët ekonomik dhe gjithnjë në zbrazje e shpopullim.
-Sot, Shqipëria mbetet vendi më i korruptuar në rajon, me nivele të larta krimi të organizuar dhe ku vota vidhet nga banditët e partive, por edhe tjetësohet me ligjin zgjedhor, pasi ajo nuk është e barabartë për të gjitha qarqet.
-Sot, ekonominë nuk e kemi as europiane e as perëndimore, e kemi me oligarkë të modelit postsovjetik që trukojne tregun dhe konkurrencën. Sistemin bankar e kemi jo-evropian. Arsimin, shëndetësin e sportin i kemi jo perendimor, politikën e kemi jo perëndimore me kriminelë në parlament e qeverisje.
Të shumta mbeten problemet politike, ekonomike dhe sociale dhe fatkeqësisht dita ditës vendi po zbrazet e shpopullohet
Reforma Administrative territoriale i përqëndroi shërbimet në qytetet e mëdha duke lënë periferinë pa mjekë e mësues të kualifikuar, të gjithë duan të jetojnë në qytete të mëdha. Kush ka mundësi ka ikur për një jetë më të mire. Ju e dini, ne dimë.
Sot, ne rrezikohemi nga tendenca e shkatërrimit të familjes dhe humbjes së moralit tonë shoqëror ku fenomene negative po zhdoganohen nga qeveria dhe bashkia Tiranë.
Rinia dhe fëmijët tanë po bombardohen në bangat e shkollës me terma dhe teori që deformojnë moralin tonë dhe e ndajnë atë nga prindi e familja duke i dhënë fund institucionit të familjes.
Reforma e Arsimit të lartë e la vendin me reformë por pa arsim. Aulat e universiteteve janë boshatisur, pedagogët iu flasin mureve.
– Legalistë!
Ju themeli i së djathtës tradicionale shqiptare, ju të djathtë dhe opozitarë të tjerë, të gjithë ju që prisni dhe jeni për ndryshim e për një Shqipëri ndryshe, ne e shohim se…
Opozita nuk po mundet të organizohet e të bashkohet si duhet, e për pasojë elektorati i djathtë dhe ai gri që mund dhe duhet të na bashkohet ne, akoma po mbetet i pavendosur deri dhe i zhgënjyer.
Kemi marrë pjesë në tryeza politike, federata e konfederata për të kuptuar ku mund të jemi të dobishëm për të ndërtuar një platformë opozitare. Fatkeqësisht platforma kombëtare mungon në opozitë.
Legalistë ju pyes, me zemër në dorë,
-A duhet të jemi indiferent ndaj çeshtjes kombëtare, me Kosovën, me çeshtjen çame, me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kudo ku ata jetojnë sot ata, kurrë jo.
Këtë e zgjidh bashkimi kombëtar dhe këmbëngulja jonë politiko e diplomatike për të përshpejtuar integrimin për në BE.
-A duhet të heshtim dhe të stepemi ndaj kërkesës tonë legjitime atë të kauzës së rikthimit të formes qeverisëse Monarki kushtetuese, fituar por mohuar kjo me referendum në vitin 1997, referendum i cili duhet me patjetër të përsëritet. Kurrë Jo dhe Jo.
-A duhet të lëmë që vendi të zbrazet e kombi të dobësohet deri sa bashkombasit tanë harrojnë gjuhën, ndryshojnë emra dhe kombësi kjo për një privilegj momenti të munguar, pasi këtë privilegj apo mirëqenie nuk ja siguruan qeverisjet e veta. Kurrë jo dhe jo.
-A mund të tolerojmë shkatrrimin e familjes, dhe deformimin e shoqërisë tonë prej fenomeneve të stimuluara këto nga qarqe të errëta antishqiptare, Absolutisht JO
Në të kundërt do tjetërsohemi, do të
zhbëhemi dhe do të humbim identitetin dhe krenarinë tonë kombëtar, koha nuk do të na e falë kurrë e ne para Zotit dhe idealit kombëtar para amanetit të të parëve tanë, para gjakut të atyre që e bënë këtë vend e këtë komb, do të ndihemi dhe do të mbetemi përgjithmonë fajtor.
-A duhet të lejojmë dhe dorëzohemi para atyre që vendit i kanë sjellë vetëm vuatje dhe dëm ekonomik, që pushtetin e kanë përdorur dhe po e përdorin vetëm për interes të tyre e qytetarët akoma vazhdojnë të i shikojnë si kavie në shërbim të tyre, para atyre që na morën pronat, na vranë e na persekutuan sepse ne donim një shqipëri pro perendimore pa komunizëm, para atyre që për pushtet falin gjithçka e tradhëtojnë këdo, që për korrupsion bashkëpunojnë me djallin dhe mbjellin vetëm krim e vrasje.
Absolutisht kurrë JO, përderi sa të jemi e frymë të kemi.
Legalistë e miq tonë!
Janë këto arsye dhe situata aktuale ku gjendemi që i jepin një rëndësi të veçantë kësaj Konvente tonë Kombëtare dhe platformës që do të miratohet prej saj.
Në këtë situatë ekomomike, politike dhe sociale që po kalojmë, ne mendojmë dhe e kemi bindje se organizimi dhe aksioni ynë politik do të jenë një mundësi tjetër për forcimin dhe fitoren e opozitës së sotme.
Sot me patjetër si tepër e rëndësishme dhe e domosdoshme për zhvillimin e demokracisë, për kthimin e barazisë së votës kërkohet që të ndryshohet ligji zgjedhor
-Të hiqet kryetarokracia e të lejohen lista të hapura.
-Të lejohet vota e diasporës kundrejt një sistemi proporcional kombëtar ose te paktën me 2-4 rajone.
-Të kthehet skema e koalicioneve parazgjedhore.
Ndryshimi i ligjit zgjedhor, bashkimi i gjithë potencialeve opozitare në momentin e duhur rreth një platformë besuese në interes të qytetarëve kjo e zbatueshme prej burimeve të reja intelektuale njerëzore të zgjedhur, do të kthenin besimin dhe shpresën drejt nesh.
Prandaj bëjmë thirrje dhe e shikojmë si të domosdoshmëri afrimin tek PLL
1-Të rinisë!
Tek PLL ajo do gjejë çdo hapsirë përfaqësimi e kandidimi.
Detyra e jonë, të e integrojmë si duhet atë.
2- Mirëpresim Intelektualët dhe mbështesim rritjen e rolit të gruas.
Shumë intelektual, nuk e kanë gjetur vendin e duhur te subjektet e tjeta politike qeverisëse, (kjo jo pa qëllim), Por ata nuk duhet të ngelen skeptik dhe mosbesues ndaj politikës, vendi ka nevojë për ta.
3-Diaspora është një potencial i madh njerëzor dhe ekonomik ajo duhet të marrë pjesë direkt në votime dhe të ketë përfaqësuesit e vet të zgjedhur duke i krijuar gjithashtu asaj hapsira dhe lehtësira investuese për në Shqipëri.
4-E nevojshme dhe e domosdoshme mbetet afrimi dhe vlerësimi i të përsekutuarve, përkushtimi ynë për ta është detyrim, ne jemi pjesë e tyre.
Çdo e drejtë e tyre mëshirohet më së mirë se kudo brenda programit të PLL, afrohuni jemi një!
5-Pronarët janë obligim për ne!
Regjimi komunist ju mori pronat dhe qeverisjet postpluraliste i gënjyen dhe i lanë dyrve të gjykatave duke ju marrë e tjetërsuar pronat.
Ligji famkeq 7501 la pronarët pa pronë, stimuloj vjedhjen e tyre dhe mbolli vrasje e krim.
Për të gjitha këto duhet një reagim popullor dhe dëbim me vote të kësaj maxhorance. Vota kundër është dënimi më I madh për këtë maxhorancë keqqeverisëse.
Vota pro Legaliteti është vote për platformën tone, kjo e gjitha kombëtare dhe
në shërbim të interesit qytetar.
Kjo platformë konsiston për zhvillim e integrim mbështetur në filozofinë zogiste përshtatur kjo për në këto kohë moderne e nën moton “Për shtet”
Ne do të jemi imponues dhe këmbëngulës me çdo lloj mazhorance të re të djathtë për konkretizimin e kërkesave tona parashikuar në këtë platformë.
Ku ndër të tjera ne kërkojmë dhe do këmbëngulim.
I – Rikthim i Krenarisë Kombëtare në një shoqëri Euro-Atlantike të Dekomunistizuar!
Çështja Kombëtare, çështje e parë për ne.
II-Për një shtet të së Drejtës me sistem qeverisës Monarki kushtetuese.
Sundimi i Ligjit ku të gjithë para tij të jenë të barabartë do të jetë garanci për rend e siguri, për stabilitet ekonomik, politik dhe social.
III-Prona mbetet gjithmonë e shenjtë.
Kthimi i saj tek pronari i vërtetë sjell investime serioze dhe zhvillim në çdo fushë të ekonomisë duke u kthyer zhvillimi i industrisë prodhuese.
Prandaj duhet rishikimi i Ligjit nr-7501.
IV-Pro Familjes, Jo Shpopullimit
Konservatorë para fenomeneve negative që po dëmtojnë sot shoqërinë tonë!
V- Reformë Kombëtare Arsimore dhe Shëndetsore!
Për rritje cilësore në arsim, motivim financiar për arsimtarët
Kthejmë shërbimin mjeksor cilësor perendimor dhe të shpejtë për qytetarët.
Këto shkurtimisht janë themelet kryesore të platformës tonë, pasi kjo platformë do të prezantohet pak më në detajë nga specialistë dhe bashkëpuntorë tanë të njohur.
Qytetarë shqiptarë kudo ku jeni, ju të pranishëm në këtë sallë, të dashur legalistë, idealist të filozofisë zogiste dhe kauzës mbretërore, duke ju falenderuar për vëmendjen tuaj gjatë fjalës time uroj:
Qoftë jetëgjatë e shëndetplot LTM Princ Leka II Trashigimtar i vetëm i Fronit Mbretëror.
Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku ata janë e jetojnë.
Në emër të Kryesisë së Partisë
Lëvizja e Legalitetit
Kryetar i Partisë
Shpëtim AXHAMI
Faleminderit, e Zoti na bekoftë në rrugën tonë të vështirë por jo të pamundur.