Histori

Shpetim Axhami : MASAKRA E BUZMADHËS, TERROR, VËLLAVRASJE KOMUNISTE, LUFTË CIVILE PËR PUSHTET KUNDËR NACIONALISTËVE SHQIPTARË

80 vjet më parë, më 26 shtator 1944, me urdhër të Shefqet Peçit, komandant i Brigadës V, u krye një masakër në Krue të Bardhë, ku u ekzekutuan pa gjyq 21 banorë të pafajshëm nacionalistë antikomunistë të Buzëmadhes (Kukës). Kjo zonë, e njohur për traditat e saj patriotike dhe për mbrojtjen e trojeve etnike në luftë kundër serbëve dhe çdo pushtuesi tjetër, si dhe për virtytet e saj të atdhedashurisë, nuk mund të pajtohej me komunizmin sllavo-rus. Kjo dihej, prandaj zonës i duhej dhënë një goditje përmes terrorit, siç ndodhi barbarisht me masakrën e Buzëmadhes.
Urdhri për akte të tilla terroriste komuniste, shpesh i sugjeruar nga jugosllavët, tashmë ishte dhënë: një luftë vëllavrasëse kundër nacionalistëve, për të siguruar pushtetin. Masakra e Buzëmadhes është një ngjarje e paimagjinueshme e shqiptarit kundër shqiptarit. Një realitet tragjik, por i vërtetë…
Viktimat ishin nga 19 deri në 53 vjeç, dhe 14 prej tyre ishin nga fisi Lala.
Lista e të vrarëve:
1. Tahir Ali Lala, 19 vjeç
2. Imer Etem Lala, 24 vjeç
3. Sul Etem Lala, 27 vjeç
4. Ramiz Sali Lala, 30 vjeç
5. Nuhi Musë Lala, 35 vjeç
6. Arif Tahir Lala, 36 vjeç
7. Muharrem Habib Lala, 37 vjeç
8. Cen Mexhit Lala, 39 vjeç
9. Mehdi Rexhep Lala, 39 vjeç
10. Zenun Habib Lala, 40 vjeç
11. Rakip Ramadan Lala, 40 vjeç
12. Rexhep Ramadan Lala, 45 vjeç
13. Qazim Selim Lala, 45 vjeç
14. Dan Rexhep Lala, 53 vjeç
15. Sulejman Hasan Vellku, 45 vjeç
16. Riza Halim Hoda, 45 vjeç
17. Zylbehar Nuhi Bresa, 22 vjeç
18. Jemin Hakik Bresa, 37 vjeç
19. Isak Islam Bresa, 23 vjeç
20. Qamil Shivar Tola, 42 vjeç
21. Arif Ramadan Mata, 47 vjeç
Është e pafalshme që, edhe pas 34 vjetësh pluralizëm, viktimat e komunizmit nuk kanë marrë ende vlerësimin e duhur. Ata që vuajtën burgjeve dhe kampeve të internimit nuk kanë marrë atë që u takon moralisht dhe financiarisht. Shumë prej tyre nuk i kanë gjetur as eshtrat dhe nuk kanë një varr për të kryer nderimin e merituar për ta.
I përjetshëm kujtimi i martirëve nacionalistë antikomunistë!