Shqipëria kërkon tri pikët për ‘play-off’-in e Botërorit me Andorrën
Para ndeshjes së radhës në Andorrë më 13 nëntor, e vlefshme për Grupin K të kualifikueseve të Botërorit 2026, Shqipëria ka një histori të qartë dominimi ndaj Andorrës.
Përballja e parë u zhvillua më 6 shkurt 2000 në Ta’ Qali, Maltë, në Turneun Rothmans, ku Shqipëria fitoi 3-0 me golat e Edmond Dalipit (63’, penallti), Rudi Vata (86’) dhe Johan Driza (90’).
Humbja e vetme erdhi më 17 prill 2002 në Andorra, në një miqësore në stadiumin “Estadi Comunal d’Andorra la Vella”, ku vendasit fituan 2-0 me golat e Emiliano González (33’, penallti) dhe Manolo Jimenez (63’).
Më 2 qershor 2010, Shqipëria triumfoi 1-0 me gol të Hamdi Salihit (44’) në një tjetër miqësore në stadiumin “Qemal Stafa”.
Kthimi në Shqipëri, më 14 nëntor 2019 në “Elbasan Arena”, përfundoi 2-2, me golat e Bekim Balajt (6’) dhe Rey Manaj (55’) për Shqipërinë dhe Cristian Martínez (18’, 48’) për Andorrën.
Në kualifikueset për Botërorin 2022, Shqipëria fitoi 1-0 në “Estadi Nacional”, më 25 mars 2021, me gol të Ermir Lenjanit (41’).
Më 15 nëntor 2021, në “Air Albania Stadium”, kuqezinjtë fituan 1-0 me penallti të Endri Çekiçit (73’).
Ndërsa më 24 mars 2025, në kualifikueset për Botërorin 2026, në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania Stadium” në Tiranë, Shqipëria triumfoi 3-0 me golat e Rey Manajt (9’, 19’) dhe Myrto Uzunit (90+2’).
Përballjet e fundit tregojnë qartë dominimin e Shqipërisë përballë Andorrës, teksa të enjten, Kombëtares kuqezi i nevojiten tri pikë për të siguruar kualifikimin në “play-off”-in e Botërorit 2026, si e dyta në Grupin K pas Anglisë, e cila tashmë është e kualifikuar në Botëror.
