Sot më 28 Qershor-2024, mbushen 22 vite nga kur Familja Mbretërore Shqipëtare kthehej në Atdhe
Si sot më, 28 Qershor të vitit 2002, Familja Mbretërore Shqiptare, me vendim të parlamentit shqiptarë si mē poshtë;
“Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në vlerësimin që kemi për historinë e shtetit shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që nëna mbretëreshë Geraldina dhe Familja Mbretërore Shqipëtare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.
Tashmë, një shpresë e re kishte lindur për Shqipërin dhe shqiptarët, ata duhet ta përqafojnë atë.
Një e drejtë e mohuar për ata që kishin bërë shtetin dhe kombin tonë u bë realitet.
Ajo për të cilën kishte punuar dhe ëndërruar çdo ditë në egzil Mbreti Zog dhe Mbreti Leka ishte arritur.
Dëshira e Mbretëreshës Geraldinë ku një vit më herët në prill 2001 ishte shprehur:
“Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptare në mes shqiptarëve”. gjithashtu ishte bërë realitet.
Mesazhi që përcolli Mbreti Leka I
me këtë rast ishte parulla e njohur bashkë kombtarizuese!
“Paqe-bashkim-vëllazërim”