Takimet elektorale/ PLL ditën e shtunë më 5 prill në Shkodër në mbështetje të kandidatit Tedi Kopliku
Shkodra qendra e qytetarisë dhe kulturës shqiptare, djep i demokracisë dhe të djathtës.
E Shtunë datë 5 Prill në Shkodër, legalistët në mbështetje të kandidatit të koalicionit Aleanca Për Shqipërinë Madhështore. z.Ted Kopliku.
Ditën e Shtunë datë 5 Prill 2025 ora 11.00. në sallën e Turizmit Shkodër, Partia Lëvizja e Legalitetit organizon takim elektoral në mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar PD-ASHM z.Ted Kopliku.
Në takim do të jetë i pranishëm kryetari i PLL z.Shpëtim Axhami dhe drejtues të lartë të kryesisë partisë në qendër si dhe të degës Shkodër.
Ftohen të marrin pjesë të gjithë leglistët e qarkut Shkodër dhe çdo qytetar shkodran.
Faleminderit.