AKTUALITET

Të dënojmë krimet e komunizmi dhe jo të promovojmë diktatorin!

Shpetim Axhami: Të dënojmë krimet e komunizmi dhe jo të promovojmë diktatorin!

Dënimi i krimeve të komunizmit dhe kujtesa e këtyre krimeve për tek brezat e rinjë, bën që ato të mos përsëriten dhe diktatori/diktatura të mos promovohen!

Një prej krimeve komuniste, duke shuar mendimin pluralist ishte edhe ai i Tetorit të 1947, ku u pushkatuan 16 të pafajshëm intelektual, 5 prej të cilëve deputet!

Lavdi dhe mirënjohje për të gjithë ata, të cilët në emër të lirisë, nuk u tërhoqën përpara torturave, litarit dhe plumbit të diktaturës komuniste.

Liria vlen më tepër se gjithçka tjetër, për ta fituar e mbrojtur atë duhet sakrificë, përndryshe diktaturat ngjellen pakuptuar…