AKTUALITET

TË MOS LEJOJMË RRËSHQITJEN E SHTETIT DREJT NJË SHTETI AUTORITAR!

TË MOS LEJOJMË RRËSHQITJEN E SHTETIT DREJT NJË SHTETI AUTORITAR!
PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT
Partia Lëvizja e Legalitetit, është e alarmuar dhe ngre shqetësimon e saj në lidhje me përdorimin e segmentëve të caktuara të drejtësisë si një armë politike nga mazhoranca aktuale. Në vend që drejtësia të mbetet një institucion i pavarur, segmente të saj po shfrytëzohet për të goditur zërat kritikë dhe për të ndëshkuar ata që kanë guximin të sfidojnë regjimin e korruptuar në pushtet.
Shënjestrimi sistematik i liderëve të opozitës, shpifjet denigruese për të ulur imazhin e tyre dhe përpjekjet për t’i neutralizuar përmes proceseve të fabrikura ligjore mbeten me prapavijë të theksuar politike dhe janë dëshmi e qartë e tendencës rë rrëshqitjes së vendit drejt një regjimi autoritar.
Këto veprime janë një kërcënim serioz për demokracinë dhe integritetin e institucioneve tona. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një sistem drejtësie të paanshëm dhe të pavarur, ku ligji nuk përdoret për të heshtur kundërshtarët politikë, por për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve shqiptarë.
PLL mbështet çdo protestë paqsore opozitare, ku zëri qytetar dhe ai opozitar të jetë i fortë ndaj çdo revanshi që kërkon të kthejë shtetin tonë në rrëshqitje drejt një regjimi autoritar ku institucionet e pavarura kushtetuese të ndikohen dhe të kapen politikisht nga kushdo qoftë ai apo kjo forcë politike.