Urim për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës/ Kjo ditë është dëshmi e fuqisë së bashkimit, e guximit të atyre që nuk u ndalën kurrë në rrugëtimin për shtetin e lirë dhe sovran.
Urim për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Me krenari dhe respekt të thellë, sot shënojmë 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një ditë e shenjtë që kurorëzoi sakrificën dhe përpjekjet e brezave për liri dhe dinjitet kombëtar.
Kjo ditë është dëshmi e fuqisë së bashkimit, e guximit të atyre që nuk u ndalën kurrë në rrugëtimin për shtetin e lirë dhe sovran. Nga betejat e së kaluarës deri te sfidat e së tashmes, ne mbetemi të palëkundur në qëllimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar.
Le të vazhdojmë të forcojmë lidhjet tona, Shqipëri-Kosovë, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në çdo fushë, me synimin që kombi ynë të ecë përpara, i bashkuar sa më parë gjithmonë në emër të paqes dhe lirisë.
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!
Lavdi të rënëve për liri!