AKTUALITET

Urimi i veçantë i znj. Anila Biba për 8 Mars : Të gjithë të japin kontributin për figurën GRUA!

Gëzuar 8-Marsin!

Anila Biba (Muça)
Kryetare e Forumit të Grave Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Në emrin tim personal si Kryetare e FGPLL ju uroj gjithe nënave, motrava dhe vajzave shqiptare kudo ku janë Gëzuar Festën.

Kjo është një ditë që kujton dhe tregon forcen dhe potencialin që në mbartim në lidhje jo vetëm me vazhdimësinë e jetës por edhe në zhvillimin e saj në lumturimin dhe hormanizimin e familjes dhe të shoqërisë në tërësi.

Janë të shumta arsyet që bëjnë që në gratë, si pjesë kryesore e shoqërisë, duhet të përfaqësohemi në çdo sektor të jetës e për këtë para së gjithash duhet këmbëngulje vullnet dhe imponim nga ana e jonë.

Dita Nderkombëtare e Gruas që në kujtojmë dhe festojmë çdo vit me 8-mars është një ditë tepër e rëndesishme për ne.

Kjo dite na kujton levizjen për të drejtat e grave. Respektimi i Dites së Gruas u mbajt më 28.02.1909 në Nju Jork. 8-marsi u sugjerua nga Koferenca Nderkombëtare e Gruas .

Ideja për Diten Nderkombëtare të Gruas u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX- të e cila ishte nje periudhe e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë për Boten e industrializuar.

Kjo dite shërben jo vetem për bashkimin e çdo gruaje pa dallim, feje, rrace, kulture, prejardhje por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe.

Edhe në vendin tonë kjo ditë ka mare përmasat e një feste…
Sot uroj çdo vajzë, grua, nënë, gjyshe gëzuar 8-marsin.

Sot i kërkoj ndjesë çdo gruaje e cila është e pamundur në dimensione të ndryshme të jetës , duke mos mundur t’ ja ndryshoj këto dimensione që jeta ja ka servirur.

Sot më shumë se kurre, për shumë arsye të pamundura të jetës social- ekonomike dhe të pandemisë që ka mbërthyer vendin qindra mijëra zonja janë në pamundësi! Pamundësia e tyre është në përmasa ekstreme!

Andaj ju bëj thirrje që më buron nga thellësia e shpirtit:
Të ndihmojme të pamundurat.
Të ndihmojmë femrat më në nevoje.
Të japin ndihmën dhe kontributin tonë me gjera modeste të cilat mund të ndryshojnë jetesen e të tjerëve.

Thirrja ime është për të gjitha gratë që janë pjesë e vendimmarjes ti kushtojnë më shumë vemendje pjesës së gjinisë femërore qe padiskutim ka nevoj për një zë të fortë!

Gruaja si qenje e brishte ka një kontribut të pazëvëndësueshem në shoqërine tonë.
Ajo jep jetë , formëson, fal dashuri, kontribon deri në pamundësi .

Si gjysma e shoqërisë duhet ti japim mundësi të tjerëve dhe vetes që të jemi të mundura në të gjitha dimensionet e jetës, pasi gruaja:

Është lulja më e brishte, mbart ngjyrat më të bukura, kan aromën më të këndëshme, rrezaton si Dielli, ndriçon si Hena.

Të gjithë të japin kontributin për figuren grua. Më lejoni që sot t’ ju përcjell urimet më të përzemërta në ditën tonë

Të shpresojmë për ditë më të mira.
Urime 8-marsi!