BOTA

VIDEO/ Mas*akra në Australi, momenti kur qytetari kap në befasi …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel, 14 dhjetor, në Australi, ku 12 persona kanë humbur jetën pasi dy individë të armatosur hapën zjarr ndaj një turme të madhe njerëzish të mbledhur në plazhin Bondi, me rastin e festimit të festës hebraike Hanukkah.

Sipas pamjeve të shpërndara nga mediat ndërkombëtare, një qytetar ka arritur të veprojë me guxim, duke befasuar njërin prej sulmuesve dhe duke i marrë armën, çka ka çuar në neutralizimin e tij.

Autoritetet bëjnë me dije se një nga sulmuesit është vrarë ndërsa tjetri është vënë në pranga, ndërsa motivet që çuan në këtë sulm të rëndë mbeten ende të paqarta.