SPORT

Spalletti e thotë hapur: “Dua të fitoj Evropianin”

Luciano Spalletti, trajneri i Italisë, rivali i Shqipërisë në “Euro2024”, i ka idetë e qarta se çfarë kërkon nga ky turne. Mungojnë pak muaj nga starti, por Spalletti nuk fshihet, synon të mbrojë titullin kampion, pavarësisht se “azzurrët” nuk janë në një moment të mirë:

“Unë kam për detyrë të nxjerr në fushë një përfaqësuese të fortë, unë nuk kënaqëm nga asgjë. Dëshiroj të fitoj Evropian, më pas Botërorin. Mund dhe të dalin menjëherë nga gara, por diskutimi që unë bëj me ekipin është ajo që presin të gjithë tifozët italian: të shkojmë në Gjermani dhe të fitojmë, jo thjesht të jemi pjesëmarrës. Këtë gjë nuk e kërkoj vetëm unë, por e kërkon historia jonë.

La Gazzetta

Për t’ia arritur kësaj kam nevojë që këta lojtarë të bëhen më të mirë se sa janë. Nuk duhen lojtarë që bëjnë mirë për 20 minuta, por duhet lojtarë që të bëjnë shumë gjëra për 90 minuta. Kush nuk i ka këto karakteristika bën mirë të qëndrojë në shtëpi, nuk na duhet”, u shpreh Spalletti në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” duke shtuar se nga këtu e në vijim nuk do t’i lejojë më lojtarë të luajnë në Playstation.