BOTA

2.5 miliardë dollarë, nis ndërtimi i bazës më të madhe të NATO-s në Europë

Në Rumani ka filluar ndërtimi i bazës më të madhe të NATO-s në Evropë, raporton Euronews.

Bëhet fjalë për një megaprojekt me vlerë 2.5 miliardë dollarë dhe baza e madhe do të mbulojë deri në 2800 hektarë.

Sipas Euronews, në fakt do të jetë një zgjerim i bazës ekzistuese të Forcave Ajrore Rumune, “Mihail Kogălniceanu”.

Në mënyrë që trupat dhe pajisjet ushtarake të NATO-s të kenë absolutisht gjithçka që u nevojiten, pista të reja, hangarë për aeroplanë dhe helikopterë, një numër magazinash për armë, karburant dhe të gjitha pajisjet e mundshme do të zgjerohen dhe ndërtohen dhe do të ndërtohen shkolla të reja për nevojat e vetë ushtarëve dhe familjeve të tyre, kopshte, dyqane dhe spital.

NATO ka vendosur të rrisë ndjeshëm praninë e saj në Evropën Lindore që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë më 22 shkurt 2022. Përveç kësaj, dy anëtarë të rinj evropianë – Suedia dhe Finlanda – iu bashkuan aleancës në dy vitet e fundit.

Kështu, një nga qëllimet e deklaruara të Moskës dhe Presidentit Putin – për ta shtyrë NATO-n sa më larg nga kufijtë rusë – në fakt dështoi.

Konkretisht, Rumania është fqinje e Ukrainës dhe Moldavisë (në të cilën provinca renegate Transnistria dëshiron t’i bashkohet Rusisë), ndërsa Finlanda ndan një kufi me Rusinë deri në 1300 kilometra – para kësaj, kufiri i përgjithshëm i Rusisë me anëtarët e NATO-s ishte – 125 kilometra.