AKTUALITETPOLITIKË

Legalistët. E rëndësishme, të vlerësojmë si duhet i Reformën Zgjedhore!

E rëndësishme, të vlerësojmë si duhet i Reformën Zgjedhore!

Reforma Zgjedhore shoqëruar me ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor duhet të jenë vijë e kuqe e opozitës ndaj mazhorancën, kjo për miratimin e saj, kundrejt se çfarë opozita duke u shprehur qartësisht e konkretisht kërkon të realizohet nëpërmjet miratimit të kësaj reforme.

Për të gjithë opozitën e sotme është tepër e rëdësishme që të unifikohemi në një qëndrim të palëkundur tonin ndaj kësaj mazhorancës për një Reformë Zgjedhore sa më të drejtë, e cila mundëson zgjedhje të lira, pa manipulime dhe që siguron një garë të barabartë për të gjitha subjektet zgjedhore.

Sot opozita ka nevojë për paraqitjen e një pakete ndryshimesh për në Kodin Zgjedhor, paketë e cili duhet të ketë një miratim paraprak në parim nga të gjithë faktorët opozitar dhe kjo paketë të i kaloj si draft propozim Komisionit për Reformën Zgjedhore e miratimit përfundimtar në parlament.

Reforma Zgjedhore me ndryshimet e duhura në Kodin Zgjedhor duhet të mbizotërojnë mbi çdo debat politik brenda opozitës, kjo si domosdoshmëri e rëndësishme për të i prerë rrugën tendencës për manipulimin e radhës e për të mos lejuar një fitore në tavolinë të kësaj mazhorance nëpërmjet miratimit të Kodit Zgjedhor në interes të saj, një gjë e tillë si edhe ka ndodhur.

Ndërkohë dhe pavarsisht asaj se si kjo mazhorancë kërkon dhe tenton gjithmonë të anashkalojë e të miratoj në mënyrë të njëanshme e me imponim reforma të tilla kaq të rëndësishme është domosdoshmëri dhe detyrë e opozitës që të mos tërhiqet por të përballet me të gjitha potencialet e saj që këto reforma zgjedhore të kryhen si duhet, të mos ndodh si me reformën e ndarjes teritoriale etj etj.

Gjithashtu duhet të marrë fund njëherë e mirë, ajo si edhe ka ndodhur, bërja e një reforme të përkohshme e që sjell probleme në vazhdimësi, reformë gjoja në debat e sipër e shpeshherë me dakortësi të heshtur, kjo në interes të atyre që kanë forcën e nënshkrimit të saj, nënshkruar kjo gjithmonë në dëm të forcave të tjera politike dhe në kundërshtim me standartet demokratike për të patur zgjedhje të lira.