SPORT

Fitore e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1

Fitore dramatike e Napolit përballë Juventusit. Kampionët në fuqi të Italisë triumfuan 2-1 në “Diego Maradona”.

Kvicha Kvaratskhelia dhe Giacomo Raspadori shënuan golat e fitores.

Federico Chiesa barazoi përkohësisht rezultatin, gol që nuk u shërbeu bardhezinjve për të marrë pikë. Sukses jetik për vendasit, që mbetën në garë për vendin e katërt.

Momentet më të veçanta të ndeshjes: Serie A/ NAPOLI-JUVENTUS 2-1 (Kvaratskhelia 43′, Raspadori 88′ / Chiesa 81′)

 88′ Napoli rikthehet në avantazh. Wojciech Szczesny pret goditjen e Victor Osimhen nga pika e bardhë. Giacomo Raspadori përfiton nga topi i rikthyer dhe e dërgon në rrjetë.

 81′ Diagonale potente e Federico Chiesas, Juventusi barazon rezultatin.

 65′ Amir Rrahmani lë fushën i dëmtuar. Kapiteni i Kosovës zëvendësohet nga Leo Ostigard.

 43′ Napoli në avantazh. Kvicha Kvaratskhelia ndez festën në “Diego Maradona”. 

 34′ Juventusi pranë golit, por Dusan Vlahovic ndalet nga shtylla.

FORMACIONI ZYRTAR: