SPORT

U stërvit me Bayern por nuk firmosi, tjetër klub i Bundesligës në gjurmët e Jerome Boateng

Jérôme Boateng u stërvit për një kohë të gjatë me Bayern Munich dhe dukej pranë nënshkrimit të kontratës me ish-klubin e tij, por në fund bavarezët vendosën të mos firmosin me mbrojtësin. Tani, megjithatë, ka një tjetër klub të Bundesligës që dëshiron shërbimet e tij.

Sipas informacioneve të Sport Bild, ekipi i interesuar është Heidenheim, klub i sapo promovuar në elitë dhe aktualisht i 13-ti në tabelë. Boateng, 35 vjeçar, do të sillte përvojë në një grup pa lojtarë me emër dhe mund të ishte i dobishëm në arritjen e objektivit të qëndrimit mes më të mirëve. Futbollisti ka luajtur më parë për skuadra si Hertha Berlin, City apo edhe Lyon.