SPORT

Xavi: Një sezon i tërë të hidhet në erë si pasojë e një vendimi të gabuar nga ana e arbitrit.

Luis Enrique eliminon ekipin e zemrës, ndërsa i dhuroi PSG një biletë historike:

“E nisëm ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, por më pas Yamal bëri një veprim spektakolar, me Barçën që shënoi golin e parë, por më pas erdhi goli i kuq i Araujo-s. Luajtëm një ndeshje të komplikuar nga fillimi deri në fund. Futbollistët tanë janë krenar për këtë sukses. E kuqja e Araujo-s? Në përgjithësi nuk gjykoj vendimet e arbitrave. Nuk e pashë. Tani do të luajmë kundër Dortmund, një skuadër që jemi përballuar edhe në fazën e grupeve. Sigurisht, në gjysmëfinale është një tjetër histori. Dortmund luan shumë mirë. A do të qëndrojë Mbappe? Presim që zotëria Kylian Mbappe të flas. Më pas ne do të japim opinionin tonë. Unë jam një dëshmitar i heshtur”, u shpreh Luis Enrique në konferencë për shtyp.

Nuk e priti mirë këtë eliminim trajneri Xavi, kjo ishte e pritshme: “Të vjen keq që një sezon i tërë të hidhet në erë si pasojë e një vendimi të gabuar nga ana e arbitrit. Kur ishim 11 kundër 10 u mbrojtëm më mirë. Të jeni të sigurt se nëse do të luanim 11 kundër 11 do të ishte një ndeshje ndryshe. Më vjen keq që nuk e luajta këtë sfidë si të barabartë”, u shpreh Xavi duke bërë në fund dhe një koment në lidhje më të ardhmen e tij:

“Më vjen keq që nuk shkuam më tej, e meritonim. Kjo ndeshje nuk ndryshon asgjë në lidhje me të ardhmen time, është e vendosur”, theksoi ndër të tjera Xavi në konferencë për shtyp.