AKTUALITETSHËNDETI

Mashtrohen blerësit/ “Djathi i bebes EKA” me vaj palme. Prokuroria fillon hetimet

Ne jemi çfarë hamë, por në shumë raste nuk e dime se çfarë konsumojme, sepse kompani të ndryshme fshehin përbërësit duke mos i deklaruar në etiketë. Situata bëhet më alarmante kur këto produkte përdoren nga fëmijet e vegjël.

AKU ka bllokuar 112 kg ‘djath bebe të shkrirë’ për mosdeklarimin e vajit të palmës në etiketë.

Analizat e produktit janë dërguar në laboratorin e Mjekësise Veterinare në Shkup ku rezultoi se se djathi i bebes EKA ka prani të vajit palmes së padeklaruar.

AKU e fshehu emrin e subjektit por burime per Ora News bënë me dije se djathi i bebes është prodhuar nga kompania EKA me vendndhodhje në Pezë.

 

Edhe pse AKU e ka detyrim ligjor komunikimin e riskut, nuk i ka njoftuar qytatarët për emrin e komompanise qe mashtron konsumatorët duke mos deklaruar të gjitha të dhënat në etiketë.

 

Duke qënë se ky produkt konsumehet shume nga femijët e vegjël, prindërit jo vetëm janë mashtruar, por është vënë në rrezik edhe shëndeti i fëmijëve.

Tv Ora News i eshtë drejtuar me një kerkese kompanisë EKA-2001 ku i ka kërkuar informacion për sasine totale të djathit të bebes të nxjerre ne treg me vaj palme të padeklaruar, njekohësisht i ka kërkuar nje qëndrim në lidhje me dëmin që mund t’i ketë shkaktuar konsumatorve.

Kompania EKA ka refuzuar t’i kthejë përgjigje kerkeses, por duke qënë se tregëtimi i këtij produkti ka cënuar sigurine konsumatore kemi shkuar në ambientet e firmes ku pergjegjesi i prodhimit nuk ka pranuar të prononcohet por na ka bërë me dije se çështja ka shkuar në prokurori.

Edhe pse na u premtua se nga ana e kompanisë do kemi një qëndrim, jo vetëm që nuk jemi kontaktuar në vazhdim, por përgjegjësi i prodhimit ka refuzuar t’i përgjigjet edhe telefonatave të gazetares.

Me sa duket kompania që mashtron konsumatoret , nuk e ka problem ta bejë këtë gje edhe median.

Nësë ky subjekt nuk mban asnjë pergjegjësi morale ndaj ushqimeve që i ofron qytatarëve, do i duhet të mbajë përgjegjësi ligjore pasi mashtrimi me produktet ushqimore dënohet nga 3 deri ne 10 vite burg./ ora news/