TE TJERA

Shoqnia Tirona Autoktone shtron iftar me rastin e muajit të shenjtë te Ramazanit.

Shoqnia Tirona Autoktone,
Me dëshirën për nxitjen e dashnisë, paqes dhe lidhjeve mes komunitetit tonë, ne 27 Mars 2024 shtroi një iftar tek Hotel Tirana për miqtë dhe dashamirësit të cilët i falenderon që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe veçanërisht besimtarët praktikues të Islamit që po sakrifikojnë një pjesë të jetës për t’u afruar sa më shumë me Allahun në këtë jetë dhe për të fituar kredit për jetën e përtejshme.
I ftuar special në këtë iftar ishte edhe Shkëlqesia Tij, Princ Leka II. Prania e tij nderoi jo vetëm Shoqninë Tirona Autoktone por dhe fenë Islame dhe komunitetin Tironas Autokton i cili është në përgjithësi i kësaj feje.
Princ Leka II është një nga ne, ai është çun Tirone me rrënjë të thella, nga familja Autoktone tironase TOPTANI.
Duke mos harruar që liria e besimit fetar ka qenë në pikën e saj kulminante gjatë periudhës së Mbreterisë Zogiste e cila reflektohej në mbështetjen e institucioneve fetare pa asnjë dallim, në harmoninë që u promovua edhe me shumë mes feve me martesën e Mbretit Zog me Princeshën Hungareze Geraldina Appony.
Ndër të ftuarit e tjerë, për të përkujtuar dhe mësuar edhe më shumë për jetën e dy ikonave klerike për Tiranën dhe Shqiperinë, ishin të ftuara Mbesat e Haxhi Hafiz Dalliut dhe Haki Sharofit.
Mes gjithë këtyre miqve dhe një atmosfere të mrekullueshme, me besimin dhe dëshirën që komuniteti jonë do jetë edhe më i bashkuar për të organizuar aktivitete të tilla, urojmë edhe njëherë nga zemra besimtarët mysliman në këtë muaj të shenjtë Ramazani. Allahu pranoftë lutjet dhe agjërimin tuaj