Uncategorized

Ndahet nga jeta legalisti Shehat Shehi!

Ndahet nga jeta legalisti Shehat Shehi!
Me hidhërim të madh morëm lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tonë, fisnikut, trimit e patriotiotit të dashur e me shokë të rrallë, Shehat Shehi.
I ndjeri Shehat Shehi ishte me origjinë nga fshati Shtiqën i krahinës së Lumës së Kukësit, prej shumë vitesh rezident në Belgjikë, vendosur aty si i arratisur prej regjimit komunist.
Në vitet ‘ 70 kur Mbreti Leka krijoi Ushtrinë Kombëtare për Çlirimin e Shqipnisë Etnike Shehat Shehi bëhet ndër ushtarët e parë dhe ndër më aktivët të saj.
Si legalist i vendosur brymosur me filozofinë zogiste dhe mbështetës i zjarrtë i kauzës tonë mbretërore i ndjeri Shehat Shehi ka qenë disa herë kryetar i degës së Legalitetit në Belgjikë në vitet ‘80 si dhe anëtar i delegacionit të parë të Legalitetit (asokohe OKLL) që vizitoi Shqipërinë pas ndryshimeve demokratike në fillim të viteve ‘90 ku edhe u hodhën themelet e Partisë Lëvizja e Legalitetit në Shqipëri.
Si nacionalist, atdhetar dhe antikomunist Ai ishte gjithashtu bashkëorganizator i shumë demonstratave për Kosovën në fillim të viteve ‘80 dhe për Shqipërinë në fillim të viteve ‘90 dhe shpeshherë deri edhe para tre javësh vizitoi Shqipërinë dhe vendin e origjinës të tij.
Humbja e të ndjerit Shehat Shehi, është humbje dhe hidhërim i madh për familjen e tij, për legalitetin por edhe për mbarë emigracionin e vjetër politik shqiptar në Belgjikë pasi kemi humbur një mik të vyer dhe një ndër aktorët kryesorë të shembull i mirë për këdo prej nesh.
Në emër Timin personal dhe në emër të gjithë legalistëve i shprehim ngushëllime familjes, farefisit dhe mbarë legalistëve kudo ku janë për humbjen e mikut dhe bashkëpuntorit tonë të ndjerit Shehat Shehi.
U prehtënë Paqe miku ynë Shehat Shehi.
P.S.: Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të hënën me dt. 08/04/2024 në ora 15.00 në varrezat e Skarbekut në Bruksel.