AKTUALITET

Kryetari i PLL z.Shpëtim AXHAMI uron në Ditën e Pavarësisë Kombëtare.

Të dashur motra dhe vellezër shqiptarë!
Gëzuar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit tonë përbashkues

Urimi në këtë ditët të kombit tonë, shkon për të gjithë shqiptarët kudo ku ata sot gjenden e jetojnë, shkon për shqiptarët nga Presheva në Mal të Zi, nga Kosova në Manastir, nga Tetova në Çamëria.

Kjo Ditë e Shenjtë për ne, ideuar që në Lidhjen Shqiptare të Prizerenit (1878) e para saj, Shpallur nga Ismail bej Vlora në Vlorë (1912) dhe e jetësuar në Kongresin e Lushnjes (1920) ndërkohë kur trojet tona kërkonin të i përvetsonin e përgjysmonin akoma më tepër se sa kjo kishte ndodhur me këto troje në Berlin (1878) e Londër (1913), duhet të na bëj krenarë e të na ndërgjegjësojë më tepër, të na bëj më reflektues dhe më të ndjeshëm ndaj çeshtjes tonë kombëtare.

Në mbështetje të interesit kombëtar, sot kërkohet forcimi i bashkëpunimit dhe mbështetja reciproke duke anashkaluar mosmarrëveshjet e brendshme dhe çdo interes të ngushtë, kjo për të qenë njëzëri, duke mos rreshtur së kërkuari të drejtat e shqiptarëve kudo e sidomos në vendet fqinjë dhe duke kërkuar gjithashtu gjithmonë drejtësi ndaj genocidit të bërë nga pushtuesi serb mbi Kosovën kryesisht në vitet ‘90 e akteve të fundit terroriste në veri të saj.

Kjo është dita e kombit tonë, dita që na bën krenar, na bashkon e vëllazëron më së shumti nga çdo ditë tjetër!
Ndaj sot duhet të përulemi me respekt e mirënjohje para dëshmorëve, para heronjve tanë, para atyre që në shekuj me atdhedashuri dhe patriotizëm kontribuan me të gjitha format dhe mënyrat për lirinë tonë, për këtë ditë, për këtë flamur e për këtë komb.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Festën e Flamurit, me shpresë dhe bindje për një të ardhme të shpejtë më të mirë për shqiptarët dhe Kombin Shqiptar. Gëzuar