AKTUALITET

Koha nuk pret, të organizohemi për të larguar këtë mazhorancë qeverisëse!

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT!

Edhe ky fillim viti, ashtu si nisur prej shumë kohësh, i gjeti shqiptarët në një situatë të vështirë dhe krize ekonomike, politike e sociale.

Me një opozitë më të organizuar kjo qeveri e korruptuar, me dononcime e akte korruptive të faktuara si dhe dihen, do të ishte rrëzuar me kohë!

Kriza ekonomike me çmime të larta, taksa dhe gjoba që rriten çdo ditë kanë sjellë varfërim në familjet tona humbje shprese dhe zbrazje të vazhdueshme të vendit.

Sot mbi 70 % e shqiptarëve janë të pakënaqur me këtë formë qeverisje, por shqetësues mbetet për ne fakti se vetëm rreth 20 % kanë besim tek opozita e sotme.

Kriza e besimit dhe humbja e shpresës se ndryshimi kah së mirës mund të vijë nga opotita e sotme duhet të shqetësoj çdo faktor opozitar të sotëm.

Gjërat në këto prag zgjedhjesh parlamentare, këto për rreth një viti, vështirësohen për opozitën kur dihet se gjendemi përballë një makinerie pushteti që manipulimin e votës e ka praktikë.

Gjendemi përballë një pushteti absolut në duart e KM, me një parlament jashtë funksioni e larg një reforme zgjedhore të pritur por kjo e vonuar qëllimisht.

E për të ardhur keq, në këtë situatë të vështirë për qytetarët e vendin, kjo mazhorancë e kalbur dhe e shkërmoqur ka përballë një opozitë të hallakatur e të pa organizuar si duhet.

PLL në këtë fillim viti e shikon veten një parti opozitare në rideminsionim e rrugë të reja politike jashtë çdo koalicioni, koalicione të cilat nuk kanë funksionuar deri më sot.

Për PLL ky fillim viti do të të shërbejë për një rritje të intensiteti të punës së saj organizative në vetvete por edhe në bashkëpunim me çdo faktor tjetër opozitar kur dhe si duhet.

Këto bashkëpunime dhe kordinime me tryeza e takime, me ide e qëndrime konkrete në funksion të së mirës të përbashkët janë domosdoshmëri e sotme për sejcilin prej nesh si në mundësimin e kryerjes si duhet e në kohë të Reformës Zgjedhore ashtu edhe për t’u paraqitur si një opozitë e fortë e munguar kjo për qytetarët deri sot.

Çdo bashkëpunim e kordinim i çdo faktori opozitar përballë kësaj lloj mazhorance do të rrisnin frymën e opozitarizmit në tërësi, kjo pavarsisht koalicioneve të nesërme që mund dhe priten të krijohen apo mënyrave të veta që një subjekt politik pret për tu paraqitur në zgjedhjet e ardhshme.