KOSOVA

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Lajçak sot në Beograd, nesër në Prishtinë.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot pritet të shkojë në Beograd, ndërsa një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç është paralajmëruar për nesër në drekë.

Lajçak do të takohet me Vuçiç sot në ora 12:30, ndonese presidenca serbe nuk konfirmoi se do të ketë një konferencë të përbashkët.
Gjithashtu nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës.
Kujtojme se takimi mbahet pak ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend.