Më 9 Prill 1961, 63-vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij Zogu i Parë Mbret i Shqiptarëve.
Më 9 Prill 1961, 63-vite më parë, ndërroi jetë Naltmadhnia e Tij Zogu i Parë Mbret i Shqiptarëve.
Ahmet bej Zogolli Lindi me në Burgajet të Matit me 8 Tetor 1895.
Ahmet Zogu, udhëhoqi kryengritje të ndryshme me qëllim të pavarësimit të vendit si dhe mori pjesë në luftërat ballkanike, për ruajtjen e tërësisë të territoreve shqiptare.
Në vitin 1912 vëtëm 17-vjeç, Ahmet Zogu ishte pjesmarrës në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ai vazhdoi aktivitetin politik e ushtarak në shërbim të Atdheut.
Në jetën politike dhe diplomatike Ahmet Zogu si deputet, ministër i brendshëm, kryeministër, president e më pas Mbret arriti që me përkushtim e largpamësi, si strateg e burrështetas shumëdimensonal të siguroj formimin e shtetit të parë modern shqiptar.
Kongresi i Lushnjes më 1920 ku filloj krijimi i shtetit shqiptar, “Triumfi i Legalitetit” më 1924 ku u hodhën themelet demokratke të një stabilitetit politik si dhe shpallja e Mbretërisë Kushtetuese në vitin 1928 ishin rrugët e zhvillimit drejt zhvillimit dhe perndimit, mbajnë emrin NTM Zog I.
Gjatë jetës në egzil, detyruar prej LDB dhe regjimit diktatorial, Mbreti Zog asnjë ditë nuk e pushoj punën e Tij për bashkim kombëtar dhe për një Shqipëri pa komunzëm.
Në këtë ditë përkujtimi, ne zogistët e çdo shqiptar tjetër përulemi dhe e kujtojmë Mbretin tonë me nder e respekt për atë që Ai bëri për zhvillimin e Shqipërisë ku gjithmonë në plan të parë vuri interesin kombëtar nën moton e Tij
“ATDHEU MBI TË GJITHA
Zog I
I përjetshëm qoftë kujtimi i Mbretit Zog I.