Histori

Mesazh i kryelegalistit z.Axhami përcjellë në aktivitetin e organizuar në nderim të gjeneral Abaz Kupi.

Të nderosh Abaz Kupin ke nderuar Kombin tënd!

I nderuar Kryetar i PLL për SHBA z.Hakik Mena.
Të dashur miq legalist mbështetës të filozofisë zogiste pjesmarrës në këtë takim të përvitshëm në kujtim të patriotit nacionalist Gjeneral Abaz Kupit.
Ju pjestarë të Familjes patrotike Kupi, miq e të ftuar të tjerë rezident në ShBA.

Pavarsisht largësisë dhe dëshirës për të qenë mes jush, kam nderin që nga këtu në Atdhun tuaj, në emrin Tim personal dhe në emër të Kryesisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit të ju pershëndes duke ju shprehur gjithashtu vlerësim e mirënjohje për këtë tubim tuaj domethënës, me vlera dhe të merituar në kujtim të heroit tonë kombëtar gjeneral Abaz Kupi.

Duke nderuar Gjeneral Abaz Kupin ju keni nderuar kombin tonë, pasi fatet dhe jeta e Tij ishin të lidhura gjithmonë vetëm me interesin kombëtar e sidomos për një Shqipëri të lirë etnike e me Mbretin Zog si mbret të shqiptarëve

Ashtu si para-ardhësit tanë larguar në egzil politik pas vitit 1944, të cilët të organizuar nëpërmjet Organizatës Kombëtare Lëvizja Legalitetit, mbajtln gjalle frymen zogiste edhe ju sot duke nderuar Abaz Kupin po tregoni vlerat e larta fisnike që kanë karakterizuar gjithmonë nacionalistët zogist mbështetës të kauzës mbretërore.

Patriotizma dhe nacionalizma e Abaz Kupot u duk qartë gjatë gjithë jetës së Tij, para dhe gjatë qeverisjes së mbretit ZOG dhe kulmoj në besimin e Mbretit Zog ndaj trimërisë së tij për organizimin e rezistencës antifashiste më 7 Prillit 1939.

Abaz Kupi mori pjese aktive në të gjithë luftrat kundër okupatoreve që donin tjetersimin e trojeve tona etnike e deri më 1939 sherbeu si komandant xhandarmarie duke u berē faktor në vendosjen e rendit dhe shtypjen e kryengritjeve antikombetare e antizogiste me frymë bolshevike të iniciuara edhe nga qarqe të errëta antishqiptare.

Ishte Abaz Kupi Ai që pas udhëheqjes së rezistencës antifashiste të 7 Prillit 1939 përgjatë luftës kishte rreth vetes me mijra forca nacionaliste kundra pushtuesit e kjo forcë bënte misionarët aleatë kryesisht ato anglez të rrinin e të bashkë-këshilloheshin me gjeneralin.

Ishte Abaz Kupi një ndër organizatorët kryesor dhe përfaqësues i nacionalistëve në Konferencën e Pezës ku Ai vetë pati deklaruar
“Jam bashkuar me ju, me punue për të mirën e Shqipërisë e me luftue çdo okupator. Por në rast se do të formohen partira, unë jam mbrojtësi i Legalitetit qysh para 7 Prillit 1939. Jam me Mbretin Zog”.

Si patriot e atdhetar ishte po Abaz Kupi Ai që këmbënguli dhe arriti të i mblidhte të gjithë shqiptarët në luftë të përbashkët kundër okupatorit dhe për këtë arriti të kordinoj thirrjen e Konferencës së Mukjes, ku marrveshja e dalë prej saj u hodh poshtë nga komunistët e lufta çlirimtare u kthy në luftë civile për pushtet.
Kjo kryesisht pasi nacionalistët kërkonin luftë deri në çlirimin e trojeve etnike e një shtet me mbretëri duke shfarosur farën e kuqe.

Ishte po Abaz Kupi Ai që pas prishjes Marrveshjes Mukjes me Konferencën e Labinotit së bashku me zogistët, patriotë e intelektualë të tjerë, në kordinim me Mbretin Zog, më 20 nëntor 1943 në Herraj të Tiranës, thirrën Kuvendin Kombëtar për krijimin e një lëvizje politike dhe Më 21 Nëntor të vitit 1943 U krijua Organizata Kombëtare Lëvizja e Legalitetit sot: Partia Lëvizja e Legalitetit.

Gjatë kësaj peridhe, nën drejtimin e Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Legalitetit, Major Abaz Kupit, forcat luftarake zogiste ishn me mijëra në luftë kondër pushtuesit ku për këtë egzistojnë fakte historike të pakundërshtuara të betejave luftarake konkrete si dhe dihen.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore legalistët u gjendën përballë alternativës të një konfrontimi ushtarak me forcat komuniste ose atë të mërgimit.
Pët të eleminuar vëllavrasjen dhe për arsye të tjera, ata zgjodhën të tërhiqeshin dhe të largoheshin jashtë vendit, duke vazhduar aktivitetin politik në shërbim të kombit aty ku ata u vendosën.

Pas LDB, nën regjimin diktatorial komunist, dihen pasojat dhe si rrodhën ngjarjet, Abaz Kupi në egzil bashkë me zogistë e patriot të tjerë i ka qendruar gjithmonë besnik Mbretit Zog, ku gjithe kontributin dhe mundin e Tij ja kushtoj “Levizjes Legaliste” dhe programit të saj.
Abas Kupi prandaj me të drejtë mbetet kryetar i perhershem i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Miq të nderuar!
Sot, më tepër se kurrë, del detyra e jonë, kudo ku jemi, për një mobilizim e motivim që fryma legaliste të kthehet në besim e shprese dhe PLL të ridimensionohet ashtu si duhet që ideali dhe amaneti i të parëve ai i kauzës tonë programore të bëhet realitet.

Jemi ne ata, si pjesa më e shëndoshë e së djathtës, pjesa e trashigimnisë më fisnike, ata që duhet te marrim fatet e vendit në dorë, aq më tepër sot kur vendi ynë po zbrazet dhe shteti i së drejtës nuk funksionon, e çdo gjë tjetër ngrihet mbi një nivel të ulët ekonomik.

Jemi ne legalistët, kudo që gjendemi, ata që duhet të shqetesohemi më tepër se kushdo tjetër për bashkimin tonë kombëtar, për dekomunistizimin ligjor të shoqërisë dhe dënimin e krimeve të komunizmit, për Veriun e Kosovës, për çeshtjen Çame, për deklaratat e qëndrimet e Qeverisë Greke në marrëdhënie me Shqipërinë dhe për shumë zhvillime të tjera antikombëtare që sat po ndodhin mbi këtë botë të trazuar, kjo sepse ne përgjatë NJË shekulli kemi treguar se mbi gjithçka vendosim interesin tonë kombëtar.

Prandaj, përsa me sipër, ajo që ju organizoni çdo vit, duke perkujtuar figuren e Gjeneral Abaz Kupit, na nderon të gjitheve, na bën optimist, na jep kurajo dhe na motivon në punën tonë të përditshme.

Të nderuar pjesmarrës në këtë tubim:
Zogistët në këto vite ‘20 të kërij shekullit të Ri, shekullit të NJËZEZ E NJË, gjenden përpara dy 100 vjetorësh të rëndësishëm për ne dhe kombin shqiptar.
Atë të 24 Dhjetorit 2024
100 vjet nga Triumfi i Legalitetit dhe
1 Shtator 2028
100 vjet nga Mbretëria Shqiptare

E prandaj, ky Vit i Ri 2024 do të jetë për ne jo vetëm një vit aktivitetesh përkujtimore por paralel edhe një vit mesazhi, vit i rideminsionumit dhe daljes në pah të vlerave të vërteta që ne kemi përfaqësuar për një shekull e ato që na takon e duhet të përfaqësojmë sot.

Kjo do të shërbejë edhe për ta pozicionuar dhe parapregatitur PLL dhe elektoratin e saj në prag të zgjedhjeve të Pranverës së vitit 2025, ku ne mendojmë që forca jonë politike të përfaqësohet e vetme në kandidim dhe si një organizim i një boshti të së djathtës së vërtetë në vend, kjo për rreth nesh.

Për këtë me kënaqësi dhe si detyrim takues pjesa e diasporës jo vetëm që do jenë të ftuar në këto aktivitetet por do ketë vlerësimet maksimale për vetë potencialin e saj dhe çfarë ajo përfaqëson për vendin tonë e për ne veçenarisht.

Veç projekteve të tjera, si edhe jeni në dijeni, Kryesia e PLL ka vendosur se;
Duke u nisur për kush ishte gjeneral Abaz Kupi, që ne sot po e kujtojmë, meritat e tij si patriot e nacionalist, hero i rezistencës antifashiste me 7 Prill 1939, kordinuesi dhe përfaqësues i nacionalistëve në Konferencën e Pezës dhe atë të Mukjes, kryesuesi i krijimit të OKLL në 1943, kryetar i përhershëm i PLL, i cili gjithë jetën dhe kontributin e vet e lidhi për një Shqipëri Etnike, për Mbretëri dhe për një Shqipëri pa komunizem, të marri të gjitha masat e duhura për vendosjen e Bustit të Tij në një prej qyteteve kryesore ku dhe i takon në Tiranë, Durrës apo Krujë.
Për këtë puna do nisi sa më parë e kjo do mbyllet brenda vitit 2024.

Edhe njëherë duke ju falenderuar po e mbyll këtë përshëndetje për ju pasi sado dhe çfardo të themi në lidhje me figurën e Abas Kupit përsëri ngelet shume pa thenë për kush ishte dhe çfarë përfaqsonte gjeneral Abaz Kupi.

Respekte dhe mirënjohje për organizatorët e këtij tubimi dhe gjithashtu falenderime për punen dhe ndihmën tuaj si drejtues dhe përfaqêsues të Partisë Lëvizja e Legalitetit në SHBA.
I përjetshëm kujtimi i Gjeneral Abas Kupit.

Faleminderit.

Përzemërsisht.
Kryetari i PLL
Shpëtim Axhami.