Histori

Masakra e Reçakut në Kosovë, genocid i pastër serb për spastrim etnik, krim kundër njerëzimit!

Me 15 Janar të vitit 1999 u krye një prej masakrave më të tmerrshme mbi popullsinë autoktone civile të shqiptarëve të kosovës, kio prej forcave të armatosura ushtarake shtetërore serbe.
U masakruan 45 shqiptarē të pafajshem, e këtë e bënë ata, serbët, të cilët , të paktën as falje nuk kërkuan e nuk kërkojnë akoma edhe sot.

Si për çudi e me qëllim, pala serbe edhe sot, me qëllime të caktuara, akoma vazhdojnë me politika, deklarata e provokime nga më të ndryshme duke tentuar destabilizim, njollosje të luftës së UÇK-së e shpeshherë duke e paraqitur veten nga ata që kryen këtë luftë e genocid në “viktima” të kësaj lufte.

Ambasadori William Walker për këtë masakër do te deklaronte :
“Nga ajo që pashë personalisht, nuk ngurroj ta përshkruaj ngjarjen si një masakër, padyshim një krim kundër njerëzimit. Ishte një skenë shumë emocionale ajo që po ndodhte atje”
Përkrah luftës së UÇK-s, bombardimet e NATO-s filluan e Çlirimit të Kosovës po i vintë dita e afërt.

Çdo faktor kombëtar shqiptar, kushdo e nga kudo, duhet të jemi unifikues për çeshtjen tonë kombëtare në lidhje me Kosovën e çdo qëndrimi tjetër ndaj Serbisë deri sa kjo palë e kushdo tjetër të ndërgjegjësohen, të binden e të mbajnë qëndrimet e duhura për atë se çfarë ka ndodhur dhe në anën e kujt është e drejta.

Rregullimi i marrëdhënieve dhe vazhdimi i negociatave dobiprurëse për dy vendet, për rajonin e më gjërë, të domosdoshme këto sot për këdo, duhet të vazhdojnë nga njohja duke kërkuar falje e luftrave dhe çdo masakre tjetër e deri në njohjen e Pavarsisë së Kosovës prej tyre.

Foto: Washington SHBA, Qershor 2022, në moment takimi me Ambasadorin Walker, duke i bërë një vlerësim në shenjë mirënjohje në emër të Partisë Lëvizja e Legalitetit, për kontributin e madh, dhënë për çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës.