Bajram Emiri, mjeku shqiptar që la Francën për të prodhuar vaksinën kundër tërbimit
Studimet e larta për mjekësi i filloi dhe i mbaroi në Universitetin e Stambollit dhe më pas vazhdoi specializimin për Bakteriologji në Paris në Institutin Pastër, një nga shkollat më të vjetra dhe më të mira të botës. Aty ai u njoh me një bakteriolog të njohur francez Bernard Daude, që kishte fituar një përvojë në ekspeditat afrikane të francezëve dhe i propozoi që të vinte për një kohë në Shqipëri për të hapur Institutin e Bakteriologjisë(që shumë shkencëtarë shqiptarë si Prof. Rifat Frashëri dhe Bilal Golemi kishin bërë shumë në këtë drejtim por jo shumë të përkrahur nga organizmat qeveritare).
Fillimisht u hap në Tiranë më vonë për të ndihmuar dhe për luftën kundër Malaries u spostua në Durrës dhe më 1934 përsëri u transferua në Tiranë me urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të shëndetësisë Dr. Osman Jonuzit, në godinën ku ndodhet sot Fakulteti i Mjekësisë Bajram Emiri ishte një mjek me shumë kërkesa ndaj vetes së tij .
Zotëronte disa gjuhë të huaja shumë të domosdoshme për të vazhduar profesionin e tij si mjek me të dhënat e literaturës së huaj.
Njohës i shumë gjuhëve të huaja: turqisht, arabisht, frëngjisht, italisht…Kishte ide shumë përparimtare sidomos si atdhetar që ishte dhe kërkonte një zhvillim të madh të vendit të tij për mjekësinë si e gjithë Evropa, por edhe si shumë shqiptarë që studionin në Stamboll në ato vite, të cilët lu ftonin për pavarësinë e Shqipërisë. Ai me këto ide përparimtare u bë anëtar i Klubit të Nacionalisteve të Stambollit dhe ishte një ndër themeluesit e tij dhe aktivistët më të zjarrtë për çështjen e Shqipërisë dhe pavarësinë e saj. Bajrami Emiri është marrë me çështjen e alfabetit shqip dhe në këtë drejtim bëri disa shkrime në atë kohë të cilat ishin shumë të domosdoshme për fitimin e të të drejtave të shqiptarëve, cila u fitua më 28 Nëntor 1912 dhe: Për këtë veprimtari të tij ai u përjashtua nga Universiteti në dhjetor të vitit 1912 pa e mbaruar të plotë ate, si dhe u dëbua nga Turqia për veprimtarinë e tij atdhetare.