BOTA

Nën himnin shqiptar dhe amerikan, betohet gjykatësja e parë shqiptare në SHBA, Edit Shkreli.

Zgjedhjet u mbajtën më 7 nëntor, dhe Edit Shkreli fitoi garën për gjykatëse në Gjykatën Civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e betimit, e zhvilluar sipas protokollit amerikan për gjyqësorin, nuk munguan dhe simbolet shqiptare. Sopranoja Dëshira Krliu këndoi himnin shqiptar, ndërsa në sallë nuk mungon flamuri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.

Kush është Edit Shkreli ?

Edit është shqiptaro amerikanja që kandidon për gjykatëse në Gjykatën civile të New York-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Edit Shkreli ka lindur në Shkodër dhe kur ishte në moshën 13 vjeçare, familja e Saj emigroi në Amerikë gjatë trazirave të vitit 1997.

Ajo u shkollua në Amerikë, në vitin 2011 znj.Shkreli përfundoi studimet e avokaturës tek “New York Law School” duke u diplomuar si “Juris doctor cum laude”. Mbas pak muajsh të diplomimit Edit Shkreli iu nënshtrua një prej provimeve më të vështira të liçensimit të shtetit të New York-ut (bar exam), të cili e kaloi me sukses që në herën e parë.

Ajo punon prej rreth 9 vitesh pranë gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains në çështje comerciale, divorci etj. Zotëron njohuri të larta juridike ku eksperiencat e saj në punë e bëjnë edhe më të kualifikuar. Edit Shkreli punon edhe ai pedagoge në “New York Law School” që prej vitit 2019.

Edit Shkreli është anëtare e pranë Bronx Community Board si dhe anëtare e organizatave jo fitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

Edit është femra dhe kandidatja e parë shqiptare që kandidon për pozicionin e Gjykatëses për Çështjet civile në New York, Amerikë. Votimet kanë filluar sot dhe do vijojnë deri më 7 Nëntor ku të gjithë shqiptarët me të drejtë vote në East Bronx mund të votojnë shqiptaren e parë që mund t’i përfaqësojë në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në SHBA!