ANALIZË

Legalistët! Niveli i ulët arsimor në Shqipëri, shkak edhe i shpopullimit të vendit.

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT.

Sipas një studimi dhe vlerësimi të fundit më të madh ndërkombëtar bërë nga PISA, vendi ynë fatkeqësisht ka shënuar një rënie drastike krahasuar me vitin 2018 duke humbur mbi 40 pikë në shkencë dhe lexim dhe mbi 60 pikë në Matematikë.

Ky nivel i ulët arsimor e ka shkakun tek politikat qeveritare në lidhje me arsimin, përqindja që zë buxheti i shtetit për arsimin, vlerësimi i punës dhe pesonalitetit të mësuesit si dhe korniza kurrikulare arsimore në Arsimin Parauniversitar që lënë shumë për të dëshiruar, për të u përmirësuar dhe ndryshuar ato.

Gjithashtu ky nivel arsimor është një prej shkaqeve të largimeve në masë të shumë familjeve në kërkesë dhe dëshirë për të arsimuar fëmijët e tyre në një prej vendet perendimore me nivel tjetër arsimor duke sjellë një fatkeqësi tjetër kombëtatare, të paimagjinueshme për të ardhmen, zbrezjen e shkollave dhe të vendit.

Duhet reflektim dhe ndërhyrje sa më e shpejtë, duke marrë masat e duhura për përmirësimet e mundshme që kjo gjendje të ndryshoj sa më parë dhe brezi ynë i ri të ketë mundësinë e arsimimit si duhet këtu në vendin e tyre.