Gjermania në kthetrat e borës dhe ngricës 20 orë më parë20 orë më parë
Policia në Baden-Vyrtenberg dhe në Landin e Zarës njofton për aksidente në rrugë, por që kryesisht kanë pasur pasojë dëme materiale. Vetëm në Landin e Zarës janë regjistruar mbi 80 aksidente.
Këmbësorët ecin me kujdes nëpër rrugët me akull
Edhe rajoni jugor i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë është përfshirë nga moti ekstrem. Shkollat në rajoninet e Ahenit, Këlnit, Olpes dhe Vinterbergut qendruan të mbyllura. Në landin e Hesenit po ashtu në shumë shkolla nuk ka pasur mësim në prezencë.
Avionët qendrojnë në tokë në aeroportin e Frankfurtit
Në aeroportin më të madh të Gjermanisë, Frankfurt mbi Main, sipas të dhënave të menaxheusit Fraport u anuluan gati 600 nga 1047 fluturime të planifikuara. Aeroplanët nuk mund të çliroheshin me siguri të plotë prej akullit, tha një zëdhënës. U anuluan edhe një sërë ulje avionësh në pistat e aeroportit.
Në aeroportin e Mynihut u anuluan 254 nga 650 fluturime dhe mbërritje avionësh të planifikuara. Në aeroportin e Sarbrykenit u pezulluan të gjitha fluturimet. Ndërsa në Berlin ka pasur pezullime të pjesshme.
Udhëtarët u detyruan të përdorin trenat. Për shkak të vështirësive atmosferike trenat e shpejtësisë së lartë ICE u lejuan të qarkullojnë me shpejtësi maksimale deri në 200 km në orë. Megjithatë shumë trena ICE në linjat Shtutgart apo Frankfurt drejt Parisit nuk u lejuan të qarkullojnë.
Shi i ngrirë edhe në Francë
Dimri ka mbërthyer me borë e ngrica edhe rajonet e Francës përgjatë kufirit me Gjermaninë. Në Alzasë dhe Lorenë ka pasur aksidente në qarkullimin rrugor. Për kamionët është i ndaluar qarkullimi në akset kryesore. Në pjesën veriore të Francës për Departamentin 31 është dhënë paralajëmrim për mot ekstrem. Në zona të caktuara pritet borë deri në 20 cm si dhe kushte të vështira për qarkullimin rrugor.