BOTA

Irani intensifikon sulmet, pas Irakut dhe Sirisë, godet Pakistanin. Reagime

Sikur të mos mjaftonte lufta e paprecedente mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, fronte te reja të rrezikshme po hapen në lindjen e mesme me përfshirjen e Iranit. Teherani njoftoi se kishte goditur një grup militant në perëndim të Pakistanit, në sulmin e tretë ajrore ndaj vendi tjetër këtë javë, pas shënjestrimit të objektivëve në Irak dhe Siri më herët gjatë javës. televizioni shtetëror njoftoi se dy zona në Balokistan të lidhura me grupin militant Jaish al-Adl, ishin goditur si pjesë e operacionit.

Autoritetet palestineze thanë se dy fëmijë kishin mbetur të vrarë, dhe 3 të tjerë të plagosur. Islamadi i cilësoi sulmet ajrore si akt të paligjshëm dhe paralajmëroi për pasoja serioze. Deklaratë e Qeverisë së Pakistanit Pakistani dënon ashpër shkeljen e paprovokuar të hapësirës së vetë ajrore nga Irani dhe sulmet brenda territorit pakistanez që shkaktuan vdekjen e tre fëmijëve të pafajshëm dhe plagosjen e tre vajzave.

Kjo shkelje e sovranitetit të vendit është totalisht e papranueshme. Sulmet e fundit ajrore vijnë në një kohë të rritjes së tensioneve rreth lindjes së mesme, me luftën mbi 100 ditore mes Izraelit dhe Hamasit, bombardimet ajrore të SHBA dhe Britanisë kundër rebelëve të mbështetur nga Irani në Jemen dhe shënjëstrimin e anijeve tregtare nga këtë të fundit.

Sipas njoftimi të Teheranit, sulmi i fundit ajror kishte goditur grupin sunit Jaish Al Adl, ose ushtria e drejtësisë, që siç pretendon ka ndërmarë sulme brenda Iranit e po ashtu ndaj forcave të qeverisë pakistaneze. Teherani ka deklaruar se nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt të gjerë që mund të burojë nga lufta në gaza por grupet e ashtuquajtura, aksi I rezistencës, e që përkrahen prej tij, po ndërmarrin sulme për ti treguar solidaritet palestinezëve.