AKTUALITET

Reagon OSBE/ODIR Të përshpejtohet Reforma Zgjedhore.

Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka reaguar sot duke u shprehur e kënaqur që reforma zgjedhore, është në qendër të debatit politik.
Po ashtu theksohet se janë të gatshëm për të ndihmuar në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe mundësinë e votimit të emigrantëve.
Gjithashtu bëhet thirrje për angazhim të menjëhershëm “me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”.
“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. OSCE në Shdipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.
Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në këtë reagim