SPORT

VIDEO/ 5 gola nga Haaland, City i pamëshirshëm ndaj Luton në Fa CUP

Manchester City nuk e diskuton aspak Luton në fazën e 1/8-ave të FA Cup. Në takimin e mbajtur në “KenilWorth Road”, kampionët e Anglisë dhuruan spektakël për spektatorët, të cilët kishin zgjedhur që të shijonin sfidën nga afërt këtë të martë. Një fitore e thellë në këtë takim, me shifrat 2-6!

Trajneri i citizens, Guardiola kishte preferuar disa ndryshime në formacion, por kishte zgjedhur të ruajë bazën. I lindur për t’u shndërruar në një rekordmen të vërtetë, Haaland realizoi që në minutën e 3-të, duke shënuar kundër kundërshtarit të 29-të, nga 32 në total ndaj të cilëve norvegjezi është përballur. Haaland “tundi rrjetën” edhe dy herë të tjera brenda fraksionit.

Të besuarit e Edward ngushtuan shifrat me Clark, në minutën e 45-të, pak para fundit të fraksionit të parë. Fillimi i pjesës së dytë solli një tjetër gol të Clark, i cili dërgoi shifrat në 2-4. Për të shuar një herë e mirë shpresat e Luton mendoi Haaland, me golin e katërt personal.

Haaland duket se ende kishte për të thënë për këtë takim, pasi mposhti për të pestën herë portierin Tim Krul. Në të 72-tën, Kovaçiç me një të djathtë fantastike i mahniti të gjithë. Manchester City është një nga skuadrat pretendente të kompeticionit.

 

 

(VIDEO)