AKTUALITET

Princ Leka, Ministri i Hungarisë dhe kreu i PLL, Axhami nderojnë mbretëreshën Geraldinë

Dje me datë 16 Janar, PETER SZTÁRAY, Ministri i Shtetit per Politiken e Sigurise se Punëve te Jashtme dhe Tregtise së shtetit Hungarez, i shoqëruar nga Princ Leka II, vizitoi statujën e Mbretëreshës Geraldine në Tirane.

Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit z.Shpëtim Axhami shoqëruar nga disa prej anëtarëve të kryesisë së PLL, ishin pjesëmarrës në këtë ceromoni simbolike të vendosjes së një kurore pranë statujës së Mbretëseshës Geraldinë.

Në fjalën e Tij Kryetari i PLL ndër të tjera theksoi:

“Shqiptarët janë krenarë për Mbretëreshën e tyre, për Mbretëreshën e Shqipërisë, për “Trëndafilin e Bardhë” të Hungarisë.

Ne e vlerësojmë maksimalisht figurën dhe origjinën e Mbretëreshës tonë, për atë çfarë Ajo përfaqësonte, për vyrtytet e larta të Saj dhe sidomos për kontributin e gjithanshëm për vendin e kombin tonë.

Gjithashtu Kryetari i PLL theksoi…

“Ne vlerësojmë marrëdhëniet shekullore midis dy shteteve tona dhe jemi mirënjohës për çfarë shteti Hungarez me qendrimet e veta ka mbajtur pro kombit tonë.

Jemi të bindur, shpresojmë dhe të gjithë duhet të punojmë që marrëdhëniet Shqipëri-Hungari të konsolidohen gjithmonë e më tepër në interes të paqes dhe stabilitetit drejt integrimit edhe të Shqipërisë për në BE.

Në këtë aktivitet morën pjese deputetë të parlamentit, dhe të organizatave jo-geveritare shqiptare, gazetarë dhe analistë të njohur.