Partia Lëvizja e Legalitetit dënon sjelljen e ulët ndaj Princ Leka II
Partia Lëviizja e Legalitetit dënon çdo sjellje të ulët në drejtim të Princ Leka II
Çdo fjalë e padenjë, çdo sjellje e padenjë, çdo fyerje e çdo sulm, drejtuar kundër Princit Leka II, për çfarëdolloj motivi e në çfarëdolloj rrethane, dënohet prej nesh, fuqimisht e me vendosmëri.
Princ Leka II nuk është thjesht individ por për një numër të madh të shqiptarëve, ai është mbartës i disa vlerave, i historisë, i identitetit i vetëdijes e i ndjeshmërive; mbartës i vlerave të mbrojtjes së kombit dhe të ndërtimit të shtetit.
Prandaj kërkojmë nga organet shtetërore të ndjekin me vendosmëri dhe me prioritet zbatimin e ligjit, si mesazh për paprekshmërinë e vlereve të lartpërmendura.