AKTUALITETPOLITIKË

Partia “Lëvizja e Legalitetit”/ Sot, më tepër se kurrë kërkohet referendun për kthimin e Mbretërisë

SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR MBRETËRI!
KËRKOHET SA MË SHPEJTË REFERENDUM, KUSHT I YNË I ÇDO BASHKËPUNIMI!
TË KTHEJMË MBRETËRINË QË TË BËJMË SHQIPËRINË
Sot, më tepër se kurrë, duke u nisur nga situata aktuale ku gjendemi dhe nga ndërgjegjësimi gjithnjë e më tepër i qytetarëve, të gjithë ne duhet të punojmë që të krijojohen kushtet e mbatjes së referendumit për ndryshimin e formës së regjimit në Shqipëri me qëllimin;
TË KTHEJMË MBRETËRINË QË TË BËJMË SHQIPËRINË.
Situata aktuale ekonomike, politike dhe sociale që po kalon vendi, situata rajonale dhe më gjërë, interesi kombëtar e ai qytetar, duke përfshirë gjithë shqiptarët dhe trojet tona që sot padrejtsisht ndodhen jashtë kufijve tanë shtetëror, kërkojnë sot, si domosdoshmëri, për standarte të reja në inters të zhvillimit dhe integrimit të vendit një sistem qeverisës mbretëror.
Prishja e çdo ekuilibri midis tre pushteteve atij legjeslativ, egzekutiv dhe gjyqësor ku media noton dhe mban ison e tyre, kanë bërë që çdo sistem e institucion kushtetues të jetë i kapur e shteti të mos funksionoj si duhet përgjatë gjithë periudhës pluralizmit duke krijuar një tranzicion të gjatë ky i projektuar nga ish/sot qeveritarët aktual.
Këto për sa më sipër, zhvillimi i ulët ekonomik, pluralizmi dhe demokracia e cunguar kanë bërë që të humbas shpresa dhe besimi tek qytetarët se ky vend mund të bëhet, e për pasojë emigrimi i madh e i pakontrolluar po bën që vendi të shpopullohet tërësisht e kombi po humbet identitetin e vet.
Prandaj si shpresë e vetme besimplotë, jo vetëm si kërkesë programore e Partisë Lëvizja e Legalitetit por si një domosdoshmëri jetike zhvillimi, sot duhet që të gjithë faktorët, dhe ne legalistët kryesisht në çdo hap tonin, të kontribojmë për ndryshimin e formës së regjimit nëpërmjet një referendumi sa më të shpejtë.
Partia Lëvizja e Legaliteti, si detyrim programor të saj dhe duke parë aktualitetin ku gjendemi, në çdo negociatë, takim, konferencë apo deklaratë do të ketë primare në bashkëpunim, dakortësinë mes palëve për krijimin e kushteve për mbatjen sa më shpejt të referendumit për formën e regjimit në Shqipëri