BOTA

Pse po dështojnë sanksionet ndaj Rusisë?

Kur bisedimet dypalëshe dështojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis vendeve sovrane, palët e dëmtuara mund t’i drejtohen një organi gjyqësor ndërkombëtar, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Përndryshe, traktatet ose marrëveshjet shpesh përfshijnë dispozita për arbitrazhin ose ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve nga një entitet i paracaktuar.

Në mënyrë të ngjashme, nenet e Organizatës Botërore të Tregtisë, të cilat mbështesin sistemin e tregtisë ndërkombëtare, përshkruajnë procedurat që vendet anëtare duhet të ndjekin kur partnerët tregtarë shkelin rregullat e organizatës, veçanërisht parimin e kombit më të favorizuar. Por rregullat e -së i lejojnë vendet të ndërmarrin veprime të njëanshme që ata i konsiderojnë të nevojshme për sigurinë kombëtare, edhe nëse këto masa kërkojnë shkeljen e tavaneve tarifore të dakorduara.

Kur ish-presidenti amerikan , duke cituar shqetësime për sigurinë kombëtare, vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit, shumë nga partnerët tregtarë të Shteteve të Bashkuara e panë këtë si një lëvizje për të fshehur proteksionizmin dhe paraqitën ankesa në OBT. Por refuzimi i Amerikës për të emëruar gjyqtarë të rinj në organin e OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve i ka lënë anëtarët pa një mekanizëm funksional për të zgjidhur konflikte të tilla.

Sanksionet e vendosura për mallrat janë më efektive kur ato vendosen nga pothuajse e gjithë bota. Një shembull i dukshëm janë sanksionet e gjera të vendosura kundër Afrikës së Jugut në vitet 1980, të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në lehtësimin e rënies së regjimit të aparteidit. Megjithatë, nëse nuk janë pothuajse universale, sanksionet tregtare shpesh janë më pak efektive sesa pritej. Siç vërejti Richard Hanania në një analizë të Institutit Cato në vitin 2020, sanksionet tregtare të vendosura nga -ja “pothuajse gjithmonë dështojnë në arritjen e qëllimeve të tyre”. Madje, “sanksionet kanë kosto masive humanitare dhe nuk janë vetëm joefektive, por ka të ngjarë të jenë kundërproduktive”.

Një arsye për këtë është se nëse nuk ka pjesëmarrje pothuajse universale globale, tregtarët mund t’i ridrejtojnë lehtësisht mallrat e sanksionuara përmes vendeve të palëve të treta. Irani, për shembull, ka arritur të anashkalojë sanksionet perëndimore duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar kontrabande nafte. Në mënyrë të ngjashme, mallrat e sanksionuara kineze raportohet se po hyjnë ende në tregun amerikan, pasi firmat me bazë në Kinë i ridrejtojnë eksportet e tyre përmes vendeve si Vietnami dhe Meksika.

Gjatë Luftës së Irakut, SHBA-ja përdori  financiare për të parandaluar kompanitë amerikane që të nisnin marrëdhënie me homologët në vendet e palëve të treta që ndërmjetësonin transaksionet e ndaluara me Irakun. Këto “sanksione dytësore” rezultuan dukshëm më efektive sesa sanksionet tradicionale të tregtisë së mallrave, kryesisht për shkak të rolit dominues të dollarit në financat globale. Rrjedhimisht, sanksionet e vendosura nga SHBA-ja janë rritur dhjetëfish gjatë 20 viteve të fundit.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga presidenti rus  në shkurt 2022, SHBA-ja dhe aleatët e saj vendosën sanksione të pashembullta tregtare dhe financiare ndaj Rusisë, duke përfshirë një ndalim të teknologjisë dhe eksporteve ushtarake. Ata gjithashtu prezantuan një kufi çmimi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse, i projektuar për të gjymtuar ekonominë e Rusisë, duke garantuar që Evropa të shmangte një krizë energjetike politikisht destabilizuese.

Këto masa kanë qenë kryesisht të pasuksesshme. Ndërsa sanksionet financiare i detyruan tregtarët e naftës të siguronin anije me mbulim të përshtatshëm sigurimi përpara përfundimit të transaksioneve, çmimi i naftës ruse nuk ra nën 60 dollarë për fuçi. Deri në nëntor 2023, ajo ishte rritur në 84,20 dollarë pasi kompanitë ruse zhvilluan metoda të ndryshme për të anashkaluar kufizimet perëndimore, të tilla si kostot e fryra të transportit dhe një “flotë hije” e përbërë nga më shumë se 100 cisterna të vjetra. Ndërkohë, më shumë se 1 miliard dollarë mallra të sanksionuara thuhet se janë zhdukur mes zgjerimit të “tregtisë fantazmë” ruse.

Për më tepër, regjimi i sanksioneve ndaj Rusisë ka krijuar një numër ndërmjetësuesish, me vende si India, Kina, Armenia, Greqia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Singapori që po shndërrohen në “lavanderi” për naftën ruse dhe mallra të tjera të sanksionuara. Kur një kompani identifikohet dhe sanksionohet, një kompani e re, që vepron me një emër tjetër, shpesh zë vendin e saj. Një kompani greke madje i shiti naftë ruse Ushtrisë Amerikane.

Në përgjigje të provave në rritje të evazionit të sanksioneve, SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për zbatimin e tyre. Në dhjetor, Departamenti Amerikan i Thesarit vendosi sanksione “gjithëpërfshirëse” ndaj më shumë se 250 kompanive dhe individëve, përfshirë subjekte kineze dhe koreano-veriore.

Kjo nuk do të thotë se vendet perëndimore nuk duhet të kërkojnë metoda joushtarake për të ushtruar presion ndaj Rusisë. Por mbizotërimi i evazionit të sanksioneve vë në pikëpyetje efektivitetin e regjimit aktual dhe nënvizon nevojën që fuqitë perëndimore të marrin në konsideratë kostot dhe rreziqet për ekonomitë e tyre.

Sigurisht, sanksionet perëndimore kanë reduktuar të ardhurat e Rusisë dhe kanë ulur PBB-në e saj, megjithëse në një masë më të vogël nga sa kishin shpresuar shumë. Por sa më gjatë të përdoret sistemi financiar global si një mjet lufte ekonomike, aq më shumë qeveritë dhe bizneset në vendet e palëve të treta do të kërkojnë alternativa ndaj dollarit, euros dhe sistemit të pagesave ndërkombëtare SËIFT.

Ndërsa sanksionet mund të jenë një taktikë efektive afatshkurtër, ndikimi i tyre te palët e synuara tenton të zbehet me kalimin e kohës, edhe pse barra mbi vendet që i zbatojnë ato rritet. Nëse regjimi i sanksioneve të Rusisë gërryen ndjeshëm rëndësinë e dollarit në tregjet financiare ndërkombëtare, kostoja për SHBA-në dhe ekonomitë globale mund të tejkalojë shumë përfitimet e tij.