KRONIKË

Dhunë psikologjike ndaj të ëmës, arrestohet një 27-vjeçar në Durrës

Një 27-vjeçar është vënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij në Durrës.

Në vijim, nga kontrolli në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.