ANALIZË

Kryetar i PLL z.Axhami. Nuk kemi standarte demokratike në Shqipëri pa dënuar krimet e komunizmit.

Pa u dënuar krimet e komunizmit nuk mund të kemi stabilitet shoqërorë, demokraci e pluralizëm të vërtetë.

Data 29 nëntor 1944 mbetet data e fillimit të genocidit dhe vuatjeve, e burgimit dhe internimit, e shpronsimit dhe denigrimit ku u prish gjithçka deri tek kisha, xhami e familja me tradita, u prish shqiptarizmi e më kryesorja u shkatërrua ideali ynë kombëtarë.

Shumë intelektualë e politikanë, figura patriotike e atdhetarë që kishin bërë kombin, udheheqës lufte nacionalist e të tjerë u detyruan të lënë atdheun, ata që ngelën në Shqipëri u vranë, u burgosën e u internuan, për gjithë të tjerët filloj lufta e klasave dhe survejimi nga Sigurimi i Shtetit.

Poshtërsitë e regjimit komunist, instaluar me 29/11/1944 ishin të atyrë përmasave sa provokuan eksodin më biblik të shqiptarëve në prag të vitet’90, eksod i tillë i cili nuk ishte bërë dhe nuk ishte parë në kohën e asnjë lloj pushtuesi sado i egër të ketë qenë ai.

Pa u dënuar krimet e komunizmit dhe pa një shkrim të drejtë të historisë ku heronjtë dhe dëshmorët e vërtëtë të marrin vlerësimin e duhur dhe persekutorët dënimin e merituar për krimet e kryera nuk mund të kemi stabilitet shoqëror, demokraci dhe pluralizem të vërtetë, simbolet dhe datat që lidhen me komunizmin dhe diktaturën do të i kemi prezent herë pas here e në vazhdimësi duke rrezikuar që regjime të tilla të përsëriten.