AKTUALITET

Zyrtarët shqiptarë të bllokuar në Tel Aviv

Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë disa nga shqiptarët që ndodhen në Tel Aviv të bllokuar për shkak të sulmit me raketa prej Iranit pasditen e djeshme.

Raportohet se për shkak të anulimit të fluturimit pas përfundimit të një aktiviteti turistik ato janë akomoduar tashmë në një hotel të sigurt në kryeqytetin izraelit, ku situata tashmë paraqitet e qetë dhe pa panik.

Teksa janë në pritje të fluturimit të radhës të njoftuar për sot në mbrëmje, në vendqëndrimin e tyre po organizohen aktivitete për fëmijët, e për të larguar disi shqetësimin e të rriturve.

Bashkë me to është edhe përfaqësuesja e Unionit Turistik Shqiptar Ilda Kasa, e cila tregon për Top Channel se është mirë dhe nuk ka vend për frikë se izraelitët janë të mire trajnuar duke ju dhënë udhëzimet e duhura për sigurinë e tyre