Kryerari i PLL z.Axhami. Në zgjedhjet e vitit 1945 Derjani i Matit i thotë JO komunizmit.
Më 2 Dhjetor 1945 në Shqipëri u votua në mënyrën më antidemokratike për të mos patur edhe sot pas 78 vitesh demokracinë e duhur!
Në Derjan të Matit, i thanë JO komunizmit!
Me datë 2 Dhjetor të vitit 1945, shumë shpejt pas largimit të gjermanëve u realizuan zgjedhjet për Frontin “ Demokratik” kjo që edhe të identifikoheshin kundershtarët e të fillohej reprezalja ndaj tyre.
U votua në mënyrën më antidemokratike për të mos patur demokracinë e duhur edhe pas 78 vitesh.
Në Derjan të Matit, shpullë komunizmit, nuk u gjet asnjë kokërr ( votë) për Frontin “Demokratik”
Ata e kishin kuptuar shpejt se çfarë do i sillte komunizmi Shqipërisë dhe çfarë fatkeqësie ishte për vendim mos rikthimi i Mbretit Zog në Fronin e Tij Mbretëror.
Hakmarrja komuniste ishte e tmerrshme me pushkatime, zhdukje fizike, burgime, internime e sekuestrime mbi banorët e fshatrave të komunës Derjan të Matit,
Lavdi për ata që kurrë nuk donin komunizëm dhe u sakrifikuan për liri e demokraci.
“ ATDHEU MBI ZË GJITHA”