POLITIKË

Axhami: Akoma asnjë shenjë reagimi për ndryshimin e kodit zgjedhor

Kreu legalist, Shpëtim Axhami ma reagur në lidhje me neglizhencën që po tregohet nga mazhoranca dhe grupet e tjera politike per sa i perket proçesit per  ndryshimet në kodin zgjedhor.

Postimi i plotë:

Çdo krizë politike që ka ndodhur deri më sot në vitin e fundit parazgjedhor, veç të tjerash, ka patur si qëllim në vetvete edhe mos funksionimin si duhet të Komisionit Parlamentarë për Reformën Zgjedhore.
E për rrjedhojë ka sjellë kalimin e çdo afati për kryerjen e kësaj reforme, duke bërë që në momentet e fundit “me debat” të nënshkruhet në mënyrë të njëanshme nga cilado mazhorancë aktuale e kohës, por në të vërtetë me dakortësi të heshtur mes palëve.
Urojmë që kjo të mos përsëritet në vazhdimësi, megjithëse shenjat janë dhënë dukshëm nga kjo mazhorancë me situatat konfliktuale që po krijohen brenda parlamentit me bllokimin e komisioneve hetimore.

KQZ po kërkon dhe është shprehur se duhen ndryshime në Kodin Zgjedhor që të zgjidhen ngërçet ligjore të kërkuara nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me mundësimin e votës së diasporës dhe atë të gjetjes së formulës për votën ptoferenciale në ndarjen e mandateve.
Kërkohet thjeshtë vullnet politik.
Akoma asnjë shenjë reagimi për këtë proçes të rëndësishëm që duhet të nlsë sa më parë.